Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Mjull-Bathore, nuk ka të lënduar
Ndërsa qeveria nisi sot dëgjesën publike për formalizimin e basteve on line, një propozim se si mund të luhet në rast të aprovimit, e dha drejtori i lojërave të fatit, Zhani Çakuli.
Çakuli propozoi që personat që do të luajnë, të regjistrohen me kartë identiteti, dhe ku cdo gjë do të jetë e kontrolluar.
“Unë do propozoja që nëse do bëhet kjo dhe online, do regjistrohesh dhe do futesh kartën ID. Më parë ishte vështirë të kontrolloheshin. Ndërsa sot ID do jetë në kohë reale.
Çdo transaksion do monitorohet dhe të ardhura do të shkojnë nga 50 mln që kanë qenë ne parashikojmë që të ardhurat të shkojnë në 100 mln”, tha Çakuli.
Top Channel