Alarm në kroçerën luksoze në Francë, dhjetëra pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi preken nga hantavirusi
Rusia ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz në Evropë përmes një tubacioni të madh, me arsyetimin se nevojiten riparime.
Gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom, ka deeklaruar se kufizimet në gazsjellësin Nord Stream 1 do të zgjasin për tre ditët e ardhshme.
Rusia tashmë ka reduktuar ndjeshëm eksportet e gazit nëpërmjet tubacionit. Ajo mohon akuzat se ka përdorur furnizimet me energji si një armë lufte kundër vendeve perëndimore.
Tubacioni Nord Stream 1 shtrihet 1200 km (745 milje) nën Detin Baltik nga bregu rus pranë Shën Petersburgut deri në Gjermaninë verilindore.
Ai u hap në vitin 2011 dhe mund të dërgojë maksimum 170 milion metra kub gaz në ditë nga Rusia në Gjermani. Tubacioni u mbyll për 10 ditë në korrik – përsëri për riparime, sipas Rusisë – dhe kohët e fundit ka funksionuar me vetëm 20% kapacitet për shkak të asaj që Rusia e përshkruan si pajisje me defekt.
Udhëheqësit evropianë kanë frikë se Rusia mund të zgjasë ndërprerjen në një përpjekje për të rritur çmimet e gazit, të cilat tashmë janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar.
Megjithatë, njoftimi i sotëm nuk pritej të ndikonte menjëherë në çmime. Çmimi kryesor i gazit natyror në Mbretërinë e Bashkuar u ul në fakt me më shumë se 15% në tregje, që nga ora 14:00 BST të mërkurën.
Top Channel