Aktorja 32 vjeçare vdes papritur disa javë para publikimit të filmit të ri (fotot)

31/08/2022 16:16

Aktorja Charlbi Dean, e njohur për serilian komik amerikan ‘Black Lightning’, ka vdekur në moshën 32 vjeçare, njoftonin përfaqësuesit e saj.

Aktorja e modelja nga Afrika e Jugut ndërroi jetë të hënën pasi raportohet se u prek nga një sëmundje e papritur dhe e pashpjeguar, konfirmonin familjarët dhe përfaqësuesit e saj në SHBA.

Burimet thonin se Dean vdiq në një spital në New York City, dhe se shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk janë njoftuar.

Tragjedia e vdekjes së Dean vjen vetëm disa javë para publikimit të filmit të saj satirik “Triangle of Sadness” (Trekëndëshi i Trishtimit), që ironikisht pritej të sillte dhe njohjen e saj si një emër në industrinë e filmit.

Në filmin e vlerësuar nga kritikët, Dean luan përballë aktorit Woody Harrelson – duke portretizuar modelen Yaya.

Katër muaj më parë aktorja ishte fejuar me të dashurin e saj të katër vjetëve Luke Chase Volker.

Ajo dhe i dashuri model 26 vjeçar, jetonin në Cape Town me qenin e tyre, dhe kishin shtëpi në Hollywood Hills e New York City.

Dean lë pas prindërit e saj Johan e Joanne Kriek, dhe vëllanë Alexi Jacobs Kriek, i cili kishte postuar një poemë në kujtim të saj.

Stërvitësi i saj personal tha për mediat se disa ditë para ngjarjes vajza kishte qenë në formë dhe humor të mirë. Ndërsa të hënën kishte pasur një sesion stërvitjeje që ajo anulloi momentin e fundit.

Trajneri Gary Stark tha në një intervistë me The Sun se muajin e kaluar kishte punuar tre herë në javë me Dean në palestrën e Gotham në Manhattan.

“Është e tmerrshme, ajo ishte në shendet të plotë, e qeshur dhe e zbavitur. Kjo nuk tingëllon e vërtetë”.

FOTO GALERI
1/5
Aktorja e modelja nga Afrika e Jugut ndërroi jetë të hënën pasi raportohet se u prek nga një sëmundje e papritur dhe e pashpjeguar

Top Channel