​Protesta për 11-vjeçaren, Dj Dagz flet si baba i ardhshëm: Nëse është vajzë…

31/08/2022 18:12

Mijëra qytetarë, aktivistë, përfaqësues politikë, këngëtarë e persona publikë kanë protestuar sot duke kërkuar mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Ish-banori i Big Brother VIP, Arbër Gumnishta, që njihet edhe si Dj Dagz, shprehet i brengosur në lidhje me rastin. Ai thotë se përveç atyre që e kanë bërë këtë krim, duhet marrë masa edhe për të tjerët që i përkrahin ata.

 “Është një rast që nuk duhet me ndodh prapë në vendin tonë. Një prej arsyeve që kam dal në këtë protestë është që përveç atyre pesë personave që e kanë bërë këtë krim, kam parë në rrjete sociale shumë njerëz që vazhdojnë t’i përkrahin këta pesë njerëz me fjalë shumë banale. Në jetën e lirë përveç atyre që besoj kanë me u dënu me dënim maksimal, në jetë të lirë janë edhe shumë njerëz që mendojnë njëjtë si ata, është diçka që më brengos”, tha Dj Dagz për Kosovapress.

Gumnishta, i cili është në pritje për t’u bërë prind shprehet i shqetësuar për rrethanat në të cilat po rriten fëmijët.

“Unë vet jam t’u prit me u bë prind dhe mundet me qenë çikë dhe nuk është që kisha pas qejf që çika jem me pas kësi probleme në të ardhmen në gjithë jetën e saj”, shtoi ai.

Top Channel