Çmimi i lëndëve djegëse ka pësuar ulje këtë të mërkurë, me vendimin e ri të Bordit të Transparencës.

Nga pasditja e sotme, një litër naftë do të shitet nëntë lekë më lirë. Nga 248 lekë që kushtonte këto ditë, tashmë do të shitet për 239 lekë/litri.

Edhe benzina do të kushtojë më pak në pikat e karburantit në vendin tonë. Nga 201 lekë/litri, tashmë do të tregtohet për 199 lekë/ litri.

Me një lekë është ulur dhe çmimi i gazit për automjetet, që do të tregtohet për 78 lekë për litër.

Edhe çmimi i shitjes me shumicë të këtyre produkteve ka rënë. Çmimi i shitjes me shumicë të naftës duhet të jetë jo më shumë se 227 lekë/litër, nga 236 lekë/litër që ka qenë nga data 27, në mbledhjen paraardhëse të Bordit.

Çmimi i shitjes me shumicë të benzinës duhet të jetë jo më shumë se 187 lekë/litër, nga 189 lekë/litër që ka qenë deri më sot.

Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë të gazit do të jetë 66 lekë/litër, nga 67 lekë/litër.

Top Channel