Protesta për 11-vjeçaren, ​ish-konkurrenti i “Përputhen”: Dënimi me vdekje është pak

31/08/2022 18:18

Në protestën e sotme ku u kërkua mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona mori pjesë edhe ish-konkurrenti i Për’puthen, Andi Artani.

Artani tha për KosovaPress se dënimi me vdekje është i paktë për ata. Ai tha se dhunuesit duhen mbyllur në një vend që s’mund të shohin asnjë dritë me sy.

Artani kërkoi gjithashtu nga organet kompetente që të marrin masa në lidhje me rastin.

“Me vdekje ish kon diçka shumë e lehtë, po m’i mbyll diku, në një kafaz që nuk e shohin dritën e syve më, hiq mos me pa dritë të bardhë me sy më… Po shpresoj që kanë me marrë masa sa i përket kësaj çështjeje sepse nuk kam dëgjuar ende një rast më të rëndë dhe të tillë si kjo. Është pa koment”, thotë ai.

Top Channel