Turneu i US Open ka dhuruar sërish surpriza, këtë radhë në kampin e femrave.

I thanë shumë shpejt lamtumirën eventit njujorkez, Emma Raducani dhe Naomi Osaka. Raducanu, kampiona në fuqi e US Open dhe numri 11 i renditjes u eliminua që në raundin e parë nga Alize Cornet me francezen që e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0.

Ishte një ndeshje ku Raducanu e pa veten të dominohej nga kundërshtarja e saj që i fitoi të dy setet me të njëjtin rezultat 6-3 në 1 orë e 42 minuta lojë.

Ndërsa Naomi Osaka, fituese e US Open në vitin 2018 dhe 2020 u eliminua nga Danielle Collins me rezultatin 2-0 me japonezen që vazhdon të përjetojë momente të vështira.

Seti i parë ishte i rivalizuar dhe Collins e fitoi atë vetëm me Tie Break 7-6. në fraksionin e dytë, Collins e pati më të lehtë dhe e fitoi atë 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-0

Në kampin e meshkujve, Rafael Nadal trembet por në fund arrin të kualifikohet për në raundin e dytë të US Open ku do të përballet me italianin Fabio Fognini.

Tenisti spanjoll ende nuk është në formën e tij më të mirë dhe në sfidën e tij ndaj Hijikatës u desh të fitonte me përmbysje në rezultat.

Në fakt Hijikata, numri 193 i botës fitoi setin e parë 6-4, por Nadal arriti të kthejë situatën në favor të tij duke fituar dy setet e tjerë 6-2; 6-3 dhe 6-3
U kualifikua për në raundin e dytë edhe spanjolli tjetër, Carlos Alcaraz, numri 3 i renditjes.

Alcaraz u përball me argjentinasin Saez por kjo sfidë nuk u mbyll për shkak të tërheqjes së këtij të fundit duke i dhënë mundësinë Alcaraz të kalojë në raundin tjetër.

Saez u tërhoq në setin e tretë të ndeshjes kur rezultati ishte 2-0 me game, ndërkohë që edhe dy setet e parë ishin fituar nga spanjolli me të njëjtin rezultat 7-5.

Top Channel