Presidenti italian javën e ardhshme në Tiranë, vizitë zyrtare dy ditore

31/08/2022 13:01

Presidenti Italian, Sergio Mattarella do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 7 dhe 8 shtator.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Presidenca, sipas së cilës kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj do të presë homologun italian, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë.

Në axhendën e publikuar në faqen zyrtare, thuhet se Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Top Channel