Konflikt brenda lokalit, kundërshtojnë dhe policinë që ndërhyri për t’i ndarë! 3 të arrestuar në Berat

31/08/2022 11:01

Disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin këtë paradite në një nga lokalet e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uznovë”. Në pranga kanë rënë 18-vjeçari me inicialet E.A., 36-vjeçari me inicialet M.N. dhe 43-vjeçari me inicialet K.Ç, të cilët kanë kundërshtuar dhe efektivët që kanë ndërhyrë për të ndalur konfliktin.

Ndërkohë, ka nisur hetimi dhe për 23-vjeçaren me iniciale I.K., motra e një prej të arrestuarve dhe për 41-vjeçarin me iniciale M. N., vëllai i dy shtetasve të tjerë të arrestuar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”. Kallëzimin ndaj tij e ka bërë 23-vjeçarja. I.K.

Top Channel