Ervin Koçi emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit së Pastrimit të Parave

31/08/2022 20:39

Ish-deputeti Ervin Koçi, është emëruar në krye të drejtorisë së Pastrimit të Parave, pas largimit të Iris Agos nga ky post vetëm pak kohë më parë.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme dhe hyri në fuqi menjëherë.

Në mbledhjen e ditës së sotme të qeverisë janë njoftuar ndryshime të shumta në institucione, ku më të rëndësishmit ishin largimet nga detyra të kreut të policisë Gledis Nanos dhe dy zv/ministrave Dallëndyshe Bici dhe Ardi Veliu.

Gjithashtu nëndrejtor i SHISH u emërua Olian Kanushi, i cili është edhe këshilltar i kryeministrit Rama.

Vendimi i qeverisë:

1.Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

Top Channel