Protesta në Tiranë pas përdhunimit të 11-vjeçares në Tiranë ka përfunduar pas një ore e gjysmë.

Protesta sensibilizuese nisi fillimisht në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa të pranishëm ishin edhe VIPA si Fifi, Afërdita Dreshaj, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja apo Evi Reçi.

Më pas ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë dhe më pas drejt sheshit ”Skënderbej”.

Me thirrjet “Unë bërtita joooo” dhe me banderolën me po të njëjtat fjalë, ata po protestojnë në mënyrë paqësore.

Disa prej personave të njohur kanë shprehur opinionet e tyre në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Protestuesit kanë kërkuar që abuzuesit të dënohen maksimalisht dhe të ketë reagim nga organet. Ata kërkojnë që të jetojnë të sigurt në vendin e tyre, pa u ndjerë të rrezikuar në asnjë moment.

FOTO GALERI
1/28

Top Channel