Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Burime zyrtare të policisë thanë se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së shtetasit me inicialet L.K, ku mësohet se ndodhej vetëm djali I tij 19 vjec me inicialet L.K.

Njoftimi I policisë:
Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel