17:21
Shpëton Johnson!! Vetëm gjoba për festën në kohën e karantinës
Gjatë pesë muajve të fundit, kryeministri britanik Boris Johnson dhe qeveria kanë pasur mbi kokë shpatën e “Partygate”, ku ai dhe zyrtarë të lartë, në ambientet e selisë së qeverise në Dawning Street, Nr 10, janë fotografuar duke pirë apo festuar, kur britanikët e thjeshtë po nga kjo qeveri çdo mbrëmje u kërkohej të mos dilnin nga shtëpitë gjatë Covid-it, apo të tjerë nuk shkonin dot as në funeralet e të afërmve të tyre, madje edhe Mbretëresha ishte e vetme në funeralin e burrit të saj, Princit të ndjerë Filip.