Burri urdhërohet t’i paguajë fqinjes milionere 50,0000 paundë, pas akuzave se i kishte bllokuar kalimin në pemishte (fotot)

23/12/2022 18:18

Një çift që jetojnë në një zonë milionerësh në Britani janë detyruar nga gjykata të paguajnë £50,000 pas një debati gjashtë vjeçar me fqinjen e tyre për hyrjen pemishten e tyre pranë shtëpive.

Guy Ker dhe partnerja Rue Swabey – të cilët kanë ndjekur çështjen prej vitit 2016 – u vendos se ishin treguar ‘obsesivë dhe të paarsyeshëm’ nga gjykata e Oxford, në perëndim të Britanisë.

Ata pretendonin se fqinja e tyre Cartin Weston bllokonte vazhdimisht kalimin që të çon drejt zonës pyjore të Pound Hill ne pronesi te tyre, edhe pse rruga në fakt të çonte drejtpërdrejt te shtëpia e zonjës Weston.

Çifti akuzonin gjithashtu se fqinja kishte vendosur koshë mbeturinash, mjete të parkuara dhe autorizonte punonjës ndërtimi të linin atyre karroceritë dhe materialet e ndërtimit.

Por gjykatësja Melissa Clarke hodhi poshtë të gjitha 60 akuzat e çiftit, përveç njërës, atë të “ndërhyrjes në të drejtën e çiftit për përdorimin e kalimit.

Në fakt ajo akuzoi zotin Ker, se ishte regjistruar në kamera duke hedhur koshë mbeturinash pas gardhit të fqinjes dhe se shumica e provave të prezantuara “nuk kishin lidhje me realitetin”.

Gjykatësja tha se nuk kishte shkelje të ligjit nga zoti Ker dhe partnerja Swabey për të kontrolluar rrugën e kalimit apo përdorimin e vendit nga zonja Weston.

Gjatë tentativave të tyre për të ndaluar përdorimin e rrugës nga Weston, çifti kishin instaluar një portë, edhe pse nuk ishin pronarë të rrugës.

Pretenduesit u akuzuan se po vepronin me një qasje të verbër, të fiksuar dhe të paarsyeshme.

Ajo përmendi se zoti Ker raportonte vazhdimisht në polici ankesat e tij për t’i regjistruar e përdorur më pas si argumente, që sipas gjykatëses përbënin një “shpërdorim të burimeve të agjencive të rendit”.

Në një prej shembujve ata kishin raportuar një foto të makinës së zonjës Weston të parkuar në kalim, teksa makina e zotit Ker nuk arrinte të kalonte.

Por pamjet e kamerave të sigurisë nga shtëpia e zonjës Weston tregonin një tjetër realitet, tha gjykatësja.

Një fqinj i paemëruar tha se çështja nuk ishte diçka e re për çiftin: “Ata fillimisht më ngacmonin edhe mua për këtë problem para se të hapnin çështjen e re”.

Gjykatësi urdhëroi ankimuesit të paguanin £50,000 në formën e kostove ligjore të zonjës Weston, plus interesat, duke u lenë 21 ditë kohë ta bëjnë.

FOTO GALERI
1/3
Guy Ker ishte treguar ‘obsesiv dhe i paarsyeshëm’

Top Channel