GJKKO ka dhënë sot dënimet për bandën e trafikantëve të cilët trafikonin klandestinë drejt SHBA, Kanadasë apo Anglisë duke i marrë shumë të konsiderueshme parash në këmbim.
Prezantuesja e njohur australiane, ish-sportistja Erin Jayne Plummer ka vdekur “papritur” në moshën 42 vjeçare.
Presidenti Ilir Meta ishte sot në Junik të Kosovës, ku u takua me homologen e tij, Vjosa Osmani.
Sot po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Johnny Depp dhe Amber Heard.
Kourtney Kardashian e ka gjetur lumturinë pranë Travis Barker.
Meghan Markle e Princi britanik Harry dhanë dje një shfaqje të gjatë puthjesh publike, teksa ajo përgëzonte të shoqin për fitoren në një kompeticion polo.
Greqia tha të hënën se ka parandaluar afër 600 migrantë që ta kalojnë Detin Egje dhe të hyjnë në ujërat e saj territoriale nga Turqia.
Justifikimet më të përhapura përse njerëzit heqin dorë nga mëngjesi janë:
Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit.
E ardhmja e Kylian Mbappe prej rreth një viti ishte një nga temat më të diskutuara në media, me Real Madrid-in që kërkonte ta afronte te “Los Blancos” sulmuesin dhe nga ana tjetër, me klubin që ka në posedim kartonin e tij Paris Saint-Germain, që kurrsesi nuk pranonte të hiqte dorë nga 23-vjeçari.
Sipas shumë hulumtimeve, hekurosja është puna më pak e pëlqyer nga të gjitha punët e shtëpisë.
Një bisedë e frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë, e cilësoi kryeministri Edi Rama takimin që pati këtë të hënë në zyrën e tij me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.
Finalja në Tiranë po afron dhe Jose Mourinho i kërkon Romës përpjekjen e fundit për të ngritur trofeun e Conference League.
Punonjësi i një kopshti zoologjik është filmuar dje duke provokuar një luan nga prapa rrjetës së telit, por shpejt u pendua kur kafsha ia kapi gishtin dhe ia këputi para rreth 15 vizitorëve të shtangur.
Festojmë fuqinë gjithëpërfshirëse të sportit me komunitetin vendas të futbollit.
Një instruktor fluturimi në Rusi dhe një nxënëse e tij janë përjashtuar nga shkolla e pilotimit pas një publikimit të një videoje seksuale që ata kishin regjistruar gjatë fluturimit mësimor.
Gjatë muajit prill, Rusia shpenzoi mbi 300 milionë dollarë në ditë për mbrojtjen, ose rreth 280 milionë euro, për shkak të luftës në Ukrainë. Sipas asaj që u zbulua nga “MoscowTimes”, që citoi të dhëna nga Ministria ruse e Financave, krahasuar me periudhën e paraluftës, kjo shumë është dyfish më e madhe,
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, u pajtuan që të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, u tha në njoftimin e lëshuar nga Presidenca serbe, pas takimit midis Vuçiçit dhe Hillit më 23 maj.
Në prag të finales së UEFA Europa Conference League, finalistët Roma dhe Fejnord do të bashkojnë forcat në një sërë nismash për të mbështetur komunitetet në nevojë në Tiranë.
Modelja e rrjeteve sociale Natalie Golba thotë se është e trishtuar dhe e lodhur nga lufta mes dy vendeve, të cilat ajo i konsideron të dyja “atdheun e saj”.
Duke qenë se të rinjtë po largohen nga vendi gjithandej po shohim njoftime ku kërkohen profesionistë. Ne do të sjellim historinë e usta Lefter Spirollarit, që punon prej 40 vjetësh si mekanik dhe hidraulik.
Papunësia apo ekonomia familjare janë disa prej shkaqeve kryesore që i detyrojnë të rinjtë kuksianë të largohen në vende të ndryshme të Europës, të cilët qëndrojnë nga 3 deri në 6 muaj.
Operacioni “plumbi i artë” që supozohej të vinte pas hekurave anëtarët e 8 grupeve kriminale nuk ka më dyshime që u dekonspirua për aq kohë sa krerët e tyre si Talo Çela, Ervis Martini e Suel Cela nuk u arrestuan.
Vonesat dhe mungesa e informacionit në lidhje me procesin e rindërtimit mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për shumë banorë të Durrësit, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shefi diplomacisë greke Nikos Dendias vizitoi Tiranën me qëllimin për përmirësimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke, e posaçërisht për të çuar përpara në gjykatën e Hagës të zgjidhjen e mos-marrëveshjes për kufirin detar.
Rikthimi i 3-të i Sali Berishës ashtu siç pritej, nuk u duartrokit nga ndërkombëtarët.
Kryeqyteti vijon me përgatitjet për pritjen e tifozëve që do të vijnë për finalen e Conference League mes Romës dhe Feynordin më 25 maj. Më shumë se 50 mije tifozë pritet të mbërrijnë për të ndjekur ndeshjen. Për to ka një linjë të të dedikuar që do të bëjë transportin nga aeroporti i Rinasit për në qytet.
Ora 18 e kësaj të hëne do ta gjej parlamentin në seancë të posaçme për zgjedhjen e presidentit.
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Një zyrtar i lartë ukraians Kyrylo Budanov, ka raportuar ditën e sotme se presidenti rus Vladimir Putin i ka shpëtuar një atentati së fundmi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se 87 persona kanë vdekur në një sulm ajror rus në qytetin Desna të martën e kaluar, duke e bërë atë numrin më të madh të vdekjeve ushtarake në një sulm të vetëm që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Arne Slot ka respekt të madh për Jose Mourinhon dhe Romën, por edhe shumë besim tek ekipi i tij. Trajneri i Feyenoordit foli për mediet përpara finales së Conference League, që do të zhvillohet të mërkurën e 25 majit në “Air Albania”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano prezantoi ditën e sotme, Rektorin e ri të Akademisë së Sigurisë Prof/Dok Ilirjan Mandro.
Këshilltari i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen.
Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin për të mbrojtur Tajvanin, nëse Kina do ta sulmonte atë.
Trofeu i UEFA Conference League ka mbërritur në Tiranë dhe emocioni i shqiptarëve rritet, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbolli po përgatitet për organizimin e këtij eventi historik si partner zyrtar i UEFA-s për finalen ndërkombëtare.
Autoritetet italiane kanë identifikuar një rast të katër të lisë së majmunit në vendin tonë fqinj. Personi i infektuar është një 32 vjeçar që jeton në Arezzo, dhe nuk kishte shumë që ishte kthyer nga ishujt Kanarie.
Ushtari rus i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte në Ukrainë, 21-vjeçari rus Vadim Shishimarin, do të apelojë vendimin e dhënë ndaj tij.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar ditën e sotme se vendet perëndimore kanë shkaktuar një krizë globale ushqimore duke vendosur sanksionet më të rënda në historinë moderne ndaj Rusisë.
Tirana do të presë më 25 maj finalen e parë europiane, atë të Conference League.
Pediatria e re e Elbasanit, një investim i qeverisë shqiptare, ka hapur dyert në shërbim të fëmijëve të qarkut të Elbasanit dhe zonave perreth.
Është pritur me një ndjenjë lehtësimi avioni ushtarak amerikan që dërgoi disa tonë qumësht formulë për bebe në SHBA nga Gjermania.
Nuk reshtin spekulimet rreth gjendjes shëndetësore të Vladimir Putinit.
Gati një milionë banesa në rajonet jugore të Kanadasë mbetën pa energji elektrike, si pasojë e stuhive të ashpra që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës.
Janë ëmbëlsira që i hedhim në tokë. Këto janë fjalët e Laurent Dirat, prodhues luleshtrydhesh në rajonin Tarn-et-Garonne në Toulouse, Francë, pasi temperaturat e larta mbi mesataren sezonale kanë bërë që luleshtrydhet të piqen dy herë më shpejt se në kohë normale.
Një gjykatë në Kiev ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin, me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një civili të paarmatosur në Ukrainë.
Në konferencën e përbashkët për mediat me homologen Xhaçka në Tiranë, ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias tha se zgjidhja e çështjes së detit në Hagë është shembull i mirëkuptimin mes dy vendeve.
Ministrja e Jashmte, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat bashkë me homologun grek Nikos Dendias, tha se ekziston vullneti i mirë për zgjidhjen e disa çështjeve me shtetin fqinjë.
Kjo është sofra tradicionale që prej 14 vitesh pret turistët në Parkun Kombëtar të Shebenikut. Gjithnjë e me shumë zona po frekuentohet nga vendas e të huaj.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ironizoi nga foltorja e Kuvendit, zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë për kryetar të PD.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët jashtë Kuvendit sesi ndihet që nuk e kanë uruar ndërkombëtarët për fitoren e djeshme ndaj Ibsen Elezit për kreun e PD-së.
Pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha për Elisa Spiropalin dhe favoreve që kjo e fundit i kishte bërë familjarëve të saj sipas Berishës, fjalën në Kuvend e mori Balla, i cili komentoi aktet korruptive të Berishës ku tha se ai është i fundit që mund të ngrejë gishtin për aktet korruptive të dikuj tjetër.
Kanë vijuar përplasjet në Kuvend mes ministres Elisa Spiropali dhe kreut të PD-së, Sali Berishës.
Ende pa u mbyllur mire pandemia e koronavirusit, mbërriti lufta e Ukrainës e tani lija e majmunëve, bota, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus po përballet me sfida të frikshme.
Presidenti Joe Biden e artikuloi hapur se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë ushtarakisht Tajvanin nëse ishulli sulmohet nga Kina.
Kriminelët përdorin aplikacione dhe mënyra të reja për të komunikuar me personazhe të tjerë të botës së krimit, për t’i shpëtuar përgjimeve.
Seanca ndaj Talo Çelës për gabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas, u shty për në 7 qershor. Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se avokati Talo Çelës , Luan Kaloci i caktuar kryesisht nga gjykata kërkon kohë për të përgatitur kërkesat për ballafaqim me Alkond Bengasin e vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.
Franca frenon shpresat e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian. Ministri francez për Europën, Clement Beaune, e bëri të qartë se çdo ofertë e bllokut për pranimin e Ukrainës do të merrte 15-20 vjet kohë për finalizim të procesit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi se kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë politizuar Autoritetin e Mediave Audiovizive. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se qeveria po shtyp gjithmonë e më shumë fjalën e lirë të mediave dhe gazetarëve.
Pak ditë nga hapja, një grup fëmijësh dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektuan së bashku detajet e fundit para hapjes së Kopshtit të ri Zoologjik. Në pritje edhe të kafshëve të tjera, që do të popullojnë këtë hapësirë të transformuar, Parku Zoologjik do të jetë hapë dyert për vizitorët e vegjël më 1 qershor.
Gjykata e lartë e Republikës së Shqipërisë ka bërë me dije se Arbër Çekaj, i akuzuar për 613 kilogramë kokainë të kapur në portin e Durrësit, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen në regjimin e posaçëm 41 biss .
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një pike gazi në Durrës.
Para se të bëhej pjesë e seancës së sotme në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para gazetarëve për çështjen e menaxhimit të parkut të Butrintit, për të cilin tha se Rama po e trajton si një plaçkë të tijën dhe premtoi se do të përdorë zërin e tij për të kundërshtuar këtë projekt.
Parlamenti i Ukrainës ka shpallur një ligj të ri, i cili i lejon shtetit të konfiskojë asetet që u përkasin njerëzve që mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë.
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka nisur axhendën e takimeve në Tiranë. Dendias është pritur në një takim nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin se po tenton të “eliminojë” Ukrainën dhe ka thënë se lideri rus duhet të paguajë “çmim afatgjatë” për pushtimin e këtij shteti.
Autobusi me rreth 50 turistë kosovar ka qenë duke hyrë në qytetin e Vlorës dhe pikërisht në zonën e ujit të Ftohtë tek “ Rrapi” teksa është shkëmbyer me një betonier, është përplasur me një pemë.
Autobusi zyrtar i skuadrës së Romës ka mbërritur në portin e Durrësit pak çaste më parë, në kuadër të eventit të madh që do të zhvillohet ditën e mërkurë në Tiranë, Konferenca e ligës Europiane.
Lopët ushqejnë njerëzimin me mish e qumësht, por ato lëshojnë dhe sasi të mëdha metani, gaz që shkakton efektin serrë. Prandaj në mbarë botën po kryhen eksperimente për të reduktuar emetimet e metanit.
Akoma nuk i ka mbushur 23 vjeç, por dje fitoi Serie A për herë të parë në karrierë. Brahim Diaz ka fituar edhe tituj të tjerë kampionë: në Angli dhe Spanjë.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritari, pasi në çdo raport të BE-së thuhet se Shqipëria ka përmbushur 100% kushtet dhe kriteret.
Rusia ka intensifikuar sulmet në rajonin lindor Luhansk, ka thënë ushtria ukrainase më 23 maj, pasi forcat ruse tentojnë të rrethojnë qytetin Severodonjeck në këtë rajon.
Koloneli i Gardës Revolucionare Islamike në Iran, Sayad Khodai, është qëlluar për vdekje në Teheran.
Prokuroria e Posaçme SPAK përkrah hetimit penal, do kalojë në sitë pasuritë e të 32 personave nën hetim dhe familjarëve e lidhjeve të afërta të tyre.
Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz duket se janë gati për pritjen e fëmijës së tyre të parë.
Një 21-vjeçar me inicialet A. O. është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër pasi transportoi në drejtim të Tiranës 11 emigrantë të paligjshëm.
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka thënë se vendi i saj do të dërgojë 30 trupa shtesë të forcave të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar në trajnimin e homologëve të tyre ukrainas.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë ku një 19-vjeçar me inicialet G. J., duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka përplasur një çiklist 63 vjeç me inicialet J.K.
Komisioni i Ligjeve i mbledhur paraditen e sotme, ka zgjatur vetëm pak minuta dhe është mbyllur pas konstatimit se nuk kishte asnjë kandidaturë nga opozita për emrin e presidentit dhe ka njoftuar se njoftuar se mbledhja tjetër do të bëhet e ditur pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se deri në 100 ukrainas mund të vdesin çdo ditë ndërsa luftimet në krahun lindor të vendit vazhdojnë.
Tifozët e Milanit shijuan një fundjavë fantastike. Fitorja 0-3 ndaj Sassuolos riktheu titullin kampion në Milanello pas 11 vitesh, teksa ishte hera e 19-të në histori që kuqezinjtë fituan Serie A.
50 të famshëm e kanë vënë në dyshim neutralitetin në Austri. Pse në këtë vend ende nuk ka një shumicë për anëtarësim në NATO? Ndërkohë që gjendja në Finlandë dhe Suedi ka ndryshuar.
Inter nuk ia doli të fitojë titullin kampion, pasi e mbylli sezonin dy pikë larg Milanit, megjithatë Giuseppe Marotta është i bindur që zikaltrit bënë një sezon mjaft të mirë, duke marrë gjithsesi dy trofe, Kupën e Italisë dhe Superkupën.
Kjo e hënë do ta gjejë kuvendin e Shqipërisë të mbledhur për raundin e dytë te zgjedhjes së Presidentit të ri.
Gati 900,000 shtëpi në jug të Kanadasë kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhive të ashpra që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës.
Bota po përballet me sfida “të frikshme” përfshirë pandeminë e koronavirusit, luftën në Ukrainë dhe linë e majmunëve, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi së fundmi një dokument që orienton Shqipërinë se si mund të luftojë informalitetin nëpërmjet administrimit fiskal, duke sofistikuar mënyrat për taksimin e të pasurve.
Qarkullimi i masave ajrore nga Jugu i Europës do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë.
Zgjedhjet në PD nuk kishin asnjë surprizë. Berisha fitoi bindshëm kundër rivalit të tij Ibsen Elezi i cili humbi edhe në vendlindjen e tij Kukës.
Ish kryeministri Berisha iu drejtua menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, selisë së PD, ku edhe mbajti fjalën si kryetar i saj.
Një mesazh Berisha dha edhe për rivalin e tij, Ibsen Elezi të cilin e përgëzoi për garën me integritet e qytetari.
Ish- kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, pas shpalljes si kryetar i Partisë Demokratike pas nëntë vitesh ndërprerje nga ky pozicion.
Organet greke të shëndetit janë vënë në alarm pas shfaqjes së simptomave të lisë së majmunëve tek një turist britanik në ishullin e Kefalonisë .
Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur pas nëntë vitesh kryetar i Partisë Demokratike, në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme nga Komisioni i Rithemelimit. Në garë për këtë post ishin ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.
Pep Guardiola në “qiellin e shtatë” pas triumfit të Manchester City-t për të dytin vit radhazi në Premier League dhe për herë të katërt në pesë sezonet e fundit. Me spanjollin në stol, Citizens kanë fituar gjysmën e titujve. Në përfundim sfidës së çmendur ndaj Aston Villas, Pep, teksa po përqafonte një nga bashkëpunëtorët e tij, nuk i përmbajti dot lotët.
Andrei Chikatilo është një ndër vrasësit serialë më të tmerrshëm në botë. Historia e tij rrëqethëse flet për kanibalizëm, krime makabre, e po ashtu thuhet se ai i përdhunonte viktimat pasi i kishte vrarë.
Komisionet e numërimit kanë përfunduar me numërimin e votave në të gjitha degët e qarkut të Vlorës.
Çmimi i lojarit më të mirë të Serisë A për sezonin 2021/2022 iu dha futbollistit të Milanit, Rafael Leao. Trofeu u dorëzua pas ndeshjes Sassuolo-Milan në fushën e “Mapei Stadium – Citta ‘del Tricolore”, në Reggio Emilia.
Rusia planifikon të ndërtojë dhe vendosë rreth 50 raketa të reja balistike ndërkontinentale Sarmat të afta për sulme bërthamore deri në fund të vjeshtës, tha Dmitry Rogozin, drejtor i përgjithshëm i agjencisë hapësinore ruse Roscosmos.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”.
Procesi i votimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ka përfunduar në disa qytete të vendit dhe ka nisur numërimi.