Udhëtimet jashtë vendit për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri janë kthyer gati gati në një traditë për shqiptarët.

Për këtë fundvit, ka gati 30% më tepër prenotime krahasuar kjo edhe me vitin 2019 kur ende nuk kishin nisur kufizimet e pandemisë së Covid 19.

“Nuk janë më pengesat për pandeminë, janë hequr kudo kështu që mundësia për të lëvizur ka qenë e hapur. Mund të jetë 20-30% më shumë se sa viti i fundit para pandemisë pra një lëvizje më e shtuar”, shprehet Besnik Vathi, operator turistik.

Prenotimet ashtu si dhe në numër kanë qenë të shumta edhe në destincione që përfshijn jo vetëm ato europiane por dhe vendet e rajonit, kjo edhe prej cmimeve më të lira që këto vende kanë përmes paketa që ofrojnë.

“Që nga Dubai, Stambolli, Parisi, Budapesti, Viena, Amsterdami, Barcelonë, Madrid, Romë, Firenze. Po kështu edhe brenda rajonit.Me festimet e natës së vitti të ri janë 3-4 destinacione janë në Selanik, Ulqin dhe në Malin e Zi në Budva”, thotë Vathi.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e udhëtimeve për këtë vit është edhe shtimit i linjave direkte me vendet e Europës.

Top Channel