“Nuk e duroja dot…”/Michelle Obama rrëfen si rrallëherë problemet me ish-presidentin!

24/12/2022 11:39

Së fundmi Michelle Obama ka dhënë një intervistë gjatë së cilës ka rrëfyer detaje nga martesa e saj me Barack Obama-n.

Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, në intervistën e dhënë për “REVORT Studios” ka rrëfyer për vështirësitë e marrëdhënies së saj me ish-presidentin. Sipas saj, pas ardhjes në jetë të dy vajzave të tyre, gjërat mes tyre kanë qenë të vështira.

“Për dhjetë vjet nuk e durova dot burrin tim. Ndërsa isha nënë e re në përpjekje për të rritur vajzat e mia, Barack-u luante golf ose shkonte në palestër. Martesa nuk është kurrë 50/50. Zakonisht është 70/30, ndonjëherë është 60/40. Burri im ishte i fokusuar në karrierën e tij politike në fillim të viteve 2000 dhe mungonte vazhdimisht në shtëpi”, u shpreh ajo.

“Fëmijët kanë kërkesa, nuk flasin, nuk merren vesh, qajnë gjatë gjithë kohës. Por ti i do do më shumë se çdo gjë dhe nuk mund t’u vesh faj. Gjithsesi nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë. Ndjenjat ndryshojnë dhe duhet të kemi durim”, tregon Michelle sa i përket nevojave të fëmijëve.

Rikujtojmë, se Michelle nisi së fundmi një turne njëmujor për promovimin e librave dhe stili i saj po zënë titujt kryesorë në media. Ka pasur një ndryshim të dukshëm në veshjet e saj. Ajo doli në skenën e Fox Theatre me një xhaketë me ngjyra dhe pantallona të zeza me bel të lartë. Obama e kompletoi look-un me çizmet e zeza ndërsa kishte guxuar po ashtu edhe me modelin e flokëve.

Top Channel