Moderatorja Lei Kraja nuk i mbajti dot lotët, ndërsa dha detaje nga jeta e saj, të cilën e cilëson si aspak të lehtë.

E ftuar në emisionin “Se Luan Topi” ajo u pushtua nga lotët kur foli për babanë e saj.

“E kam më shumë shok, e konsideroj më shumë shok se sa prind, nuk dua ta fyej sepse e dua, është babi im, por në momentet më të vështira nuk ka qenë aty kur më është dashur”, shprehet Lei mes lotëve.

Erjona Rusi: Ke ndjerë shumë përgjegjësi dhe të ka munguar?

“Në momentet më të vështira deçisive nuk është se ka qëndruar ose nuk e kam ndjerë aty kur duhet”, shton ajo.

Lei tregon se qan sa herë që flet për jetën e saj, dhe kjo tregon vështirësinë që ka kaluar.

“Secili ka momentet e veta të vështira në jetë, nuk është se e kam pasur vetëm unë dhe nëse kjo ishte vështirësia më e madhe, e bekuar kam qenë”, tha moderatorja.

“Jam detyruar të rritem shumë më herët, që nuk mendoj se është një gjë e keqe.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel