Big Brother Vip Albania, reality show më i famshëm dhe më i ndjekur në ekranet mbarë shqiptare nisi sonte në Vigjilje të Krishtlindjeve, si një dhuratë për të gjithë shikuesit besnikë.

Shtëpia më e famshme në Shqipëri do të sjellë për publikun surpriza dhe emocione. Spektakli do të jetë çdo të shtunë dhe të martë në ekranin e Top Channel.

Një mori personazhesh do të jenë pjesë e këtij reality, të cilët do të prezantohen një e nga një në natën e parë.

Një shtëpi e re e organizuar nga e para, me ambiente tërësisht të reja është gati të ndezë dritat e saj këtë të shtunë.

Moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani, në lidhjen live me edicionin informativ në Top Channel zbuloi disa detaje nga mbrëmja.

“Është i gjithi ndryshe, që nga shtëpia e cila është ri konceptuar në dizajn, ka shumë ngjyra, shumë dritë, shumë më tepër, është një kast i ri me personazhe mjaft simpatike që do të tërheqin publikun, kemi akoma më shumë hapësirë, një opinioniste të re, banorët nuk do të kenë statusin e konkurrentit, ata do të jenë në ankth do të ketë  një sërë mekanizmash që do të habisin publikun. Nëse doni të shikoni Big Brotherin mund të shkarkoni aplikacionin dhe pasi të jeni regjistruar në çdo pikë Digitalb të bëni abonimin. Më pas mund të shikoni Big Brother njëkohësisht në Digitalb dhe aplikacion, këtë ta mundëson aplikacioni. Kam edhe një lajm të mirë, spektakli veçse në Top Channel, është edhe live në Youtube”, tha Arbana.

Top Channel