Aksidenti tragjik te Shkëmbi i Kavajës, 50-vjeçari po pastronte kur u godit për vdekje nga makina që drejtonte një 18-vjeçar

24/12/2022 08:24
Pamje nga vendngjarja

50-vjeçari Bardhyl Beqiri, punonjës i ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimi ka qenë në shërbim duke tërhequr kazanët e plehrave në kamion kur gjatë orëve të para të mëngjesit është përplasur për vdekje nga një makinë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 02:15, kur 18-vjeçari Brajan Hoxha ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli te “Shkëmbi i Kavajës”, në anë të rrugës dytësore Plepa-Kavajë.

Të plagosura kanë mbetur dhe dy vajza që ishin pasagjere në makinë. 20-vjeçaret me incialet F. D. dhe L. P. po marrim mjekim në spitalin e Durrësit, ndërsa Brajan Hoxha është shoqëruar nga policia. Nuk dihet nëse ka qenë gabim i tij në drejtimin e mjetit apo shkaqe të tjera që e çuan në humbjen e kontrollit të mjetit, ç’ka rezultoi fatal për 50-vjeçarin.

Top Channel