Komentuesi i njohur me macen ekzotike postojnë udhëtimet në destinacionet më të guximshme (fotot)

23/12/2022 21:35

Një ‘blogger’ i njohur në rrjetin YouTube, i cili udhëton nëpër botë me maçokun e tij të guximshëm e kurioz të racës ‘bengali’, thotë se kërkon të ndihmojë që të gjithë “prindërit e maceve” të përftojnë më të mirën nga kafshët e tyre shtëpiake.

35 vjeçari spanjoll Albert Colominas, i cili jeton në New York, ka udhëtuar me macen e tij dy-vjeçare Mia në shumë vende të botës si Meksikë, SHBA, Evropë e Greqi, si me avion, barkë apo me makinë, duke shfaqur për mijëra shikuesit e tij talentet e shoqes së veçantë në rrjetet YouTube, TikTok e Instagram.

Drejtuesi i një kompanie shitjesh nga Barcelona i ka mësuar Mias shumë hile si për shembull të ulet, të rrotullohet, të presë për ushqimin apo të kërcejë në shpatullën e tij.

Ai thotë se bashkë me Mia, kërkon të ndihmojë njerëzit të pasurojnë jetën e maceve të tyre, duke komunikuar më mirë e duke i kuptuar më mirë kafshët.

“Misioni im është të ndihmojë që prindërit e maceve të marrin me të mirën nga kafshët dhe njëri-tjetri. Ka të bëjë me njerëzit që të kuptojnë natyrën e egër të maceve të tyre, duke u lënë atyre lirinë e duhur, pa u kërkuar më shumë se ç’pritet”, thotë Albert.

Albert shton se jeta e tij ndryshoi kur mbeti i bllokuar në New York me nisjen e pandemisë fatkeqe.

Ai tregon: “Kur erdha në SHBA jeta ime ishte e trazuar, sapo më kishte vdekur babai, e dashura më kishte lënë dhe më pas erdhi Covid.

“Jetoja në një apartament të vogël pranë Manhattan, dhe mendova se duhet të ndryshoja diçka prandaj vendosa të marr një mace”.

Megjithë disa probleme me alergjinë nga macja, Albert thotë se u lidh shpjet me Mia dhe nisën të udhëtonin së bashku që prej zbutjes së kufizimeve në verën e 2021.

Komentuesi vendosi të blejë dhe një litar të vogël për Mia, të cilin macja e pranoi kur e nxorri për herë të parë dhe më pas vijuan në rrugëtimet e tyre.

Mia tashmë është mësuar të dalë në ekskursione me të zotin e saj dhe ka mësuar të reagojë kur i thirret emri apo të ngjitet në trupin e tij kur instruktohet.

FOTO GALERI
1/9
Një ‘blogger’ i njohur në rrjetin YouTube, udhëton nëpër botë me maçokun e tij të guximshëm e kurioz të racës ‘bengali’

Top Channel