Pas një burri të suksesshëm qëndron gjithmonë një grua! Kjo vlen dhe për disa nga futbollistët më të mëdhenj në botë!

24/12/2022 15:49

Jeta private e njerëzve të famshëm dhe familjet e tyre janë gjithmonë tema interesante për t’u diskutuar.

Shumë prej nesh mund të pyesin veten se si është jeta e tyre, prapa skenës. Duke u frymëzuar nga përfundimi i kampionatit botëror dhe yjet e shumtë që ishin pjesë menduam që të analizonin pak jetën e tyre private. Thonë se pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua. Pra, nuk ka dyshim se pas çdo futbollisti qëndron një grua apo e dashura magjepsëse. Për të ditur më shumë rreth tyre, sot do të hedhim një vështrim më të thellë.

1. Kylian Mbappé dhe Ines Rau

Mbappé është një sulmues francez, momentalisht lojëtar i Paris Saint-Germain në Ligue 1. I njohur për teknikën e tij dhe shpejtësinë e jashtëzakonshme, ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai e filloi karrierën e tij në Monaco para se të transferohej, duke vendosur një tarifë rekord botëror dhe me klubin e tij ai ka fituar një mori trofesh, duke përfshirë katër tituj të Ligue 1. Mbappé dyshohet se është në një lidhje me modelen transgjinore Ines Rau. Ata janë parë duke shijuar pushimet së bashku. Lidhja nuk është konfirmuar apo mohuar nga asnjëri prej tyre, gjë që duket se i ka bërë njerëzit jashtëzakonisht kurioz. Megjithatë, disa media kanë aluduar tashmë se ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre ditët e fundit.

2. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez

Cristiano Ronaldo është emri më i njohur në sportin e futbollit, siç dëshmohet nga qindra milionë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kështu që është e sigurt të supozohet se jeta e tij është shpesh në sytë e publikut. Ronaldo është në një lidhje me Georgina Rodríguez, një modele dhe influencuese në rrjetet sociale me mbi 42 milionë ndjekës në Instagram. Ai e takoi atë në një dyqan Gucci në Madrid, ku ajo punonte si shitëse. Rodríguez ka dy fëmijë me yllin e futbollit.

3. Luka Modrić dhe Vanja Bosnić

Shumë njerëz e njohin Luka Modrić, por edhe më pak njerëz dinë për bashkëshorten e tij, Vanja Bosnić, e cila ka qenë me të për shumë kohë dhe ka qenë pjesë e rëndësishme për suksesin e tij si futbollist. Ata u takuan për herë të parë në vitin 2007, kur Modrić ishte lojtar i Dinamo Zagrebit dhe Bosnić punonte në agjencinë sportive të një ish-ekzekutivi të klubit. Lidhja ishte e menjëhershme dhe në vitin 2010, çifti u martua në kryeqytetin kroat të Zagrebit. Ajo shpejt u bë agjentja e tij dhe arriti të bënte transferimin e tij te Real Madrid në vitin 2012. Edhe pse burri i saj është një figurë e njohur, ajo nuk ka asnjë llogari në rrjetet sociale.

4. Robert Levandowski dhe Anna Lewandowska

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski është një lojtar shumë i vështirë për t’u përballur, veçanërisht si mbrojtës, pasi lëvizja dhe përfundimi i tij mund të destabilizojë edhe më të mirët nga më të mirët. Ai ka fituar shumë trofe, më i madhi nga të gjithë është Liga e Kampionëve që fitoi në vitin 2020 me Bayern Munich dhe është i martuar  me Anna Lewandowska.

Lewandowska është një trajnere personale, sipërmarrëse dhe praktikuese e karatesë, e cila fitoi tre medalje në Kampionatin Botëror, gjashtë medalje të Kampionatit Evropian dhe 29 medalje të Kampionatit në Poloni. Ajo u takua me Lewandowskin në vitin 2008 dhe pesë vjet më vonë ata u martuan dhe bashkimi i tyre solli dy fëmijë Klara dhe Laura.

5. Mohamed Salah dhe Magi Salah

Mohammed Salah cilësohet si “Mbreti egjiptian” në Angli për shkak të bëmave të tij me klubin e tij Liverpool, një prej tyre duke barazuar rekordin e golave në Premier League dhe duke u bërë lojtari i tretë më i shpejtë që arrin 100 gola për ekipin. Jashtë heroizmave të tij në fushë, ai është një njeri i qetë, që preferon ta mbajë familjen e tij larg vështrimit publik. Mohamed është i martuar me Magin, e cila është një bioteknologe dhe të dy u takuan shumë vite më parë kur shkolloheshin në vendin e tyre. Çifti u martuan në vitin 2013 në Ngrid të Egjiptit dhe kanë së bashku dy vajza: Meka dhe Kajani.

6. Antoine Griezmann dhe Erika Choperen

Antoine Griezmann mund të dallohet lehtësisht nga tifozët e futbollit, veçanërisht ata francezë dhe spanjollë, pasi ai është një sulmues francez aktualisht në rrugën e duhur për të thyer rekordin e golave të Thierry Henry për ekipin kombëtar. Ai ka luajtur të gjithë karrierën e tij në Spanjë, duke kaluar nga Real Sociedad te Atletico Madrid dhe Barcelona. Ai është i martuar me Erika Choperen, e cila është psikologe fëmijësh dhe mban një profil të ulët duke shmangur paparacët. Ata u martuan në vitin 2017 në një ceremoni sekrete në Toledo dhe kanë tre fëmijë së bashku.

7. Lionel Messi dhe Antonela

Lionel Messi është një emër i përshkruar si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë këtë sport, ai ka shumë vlerësime ekipore dhe individuale, duke përfshirë shtatë fitore rekord të Topit të Artë dhe 35 trofe të fituar me Barcelonën. Asi argjentinas është i martuar me Antonela Roccuzzo, me të cilën është në lidhje që nga viti 2008. Dyshja njihen që kur Messi ishte pesë vjeç dhe në vitin 2017 u martuan në një ceremoni luksoze në Rosario të Argjentinës. Ata kanë tre djem së bashku: Thiago, Mateo dhe Ciro.

Top Channel