Zgjaten Pushimet E Lewandowskit, Refuzohet Apelimi I Barcelonës

24/12/2022 17:50

Robert Lewandowski e mbylli vitin 2022 me Barcelona me një karton të kuq në transfertën ndaj Osasunës (1-2).

Sulmuesi polak protestoi dhe ofendoi arbitrin kryesor, veprime për të cilat u pezullua me tri ndeshje.

Barcelona ka apeluar vendimin, por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka lënë në fuqi dënimin e Komitetit të garave në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Golashënuesi më i mirë në La Liga (13), do të zgjasë pushimet e tij, pasi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi për derbin ndaj Espanyolit dhe dy duelet me Atletico Madrid dhe Getafen.

Lewandowski do të rikthehet për transfertën ndaj Getafes, përballje që është programuar të zhvillohet në 29 nëntor. Barcelona kryeson kampionatin me dy pikë më shumë se Reali i Madridit./ Super Sport

Top Channel