Ra nga ballkoni i shtëpisë teksa po lante xhamat, ndërron jetë 77-vjeçarja

24/12/2022 14:07

Një 77-vjeçare ka ndërruar një ditë më parë në Spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku shtetasja H. Ç., ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës së saj.

Dyshohet se 77-vjeçarja ishte duke larë xhamat e shtëpisë. Ajo është dërguar në Spitalin e Traumës ku edhe ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në Tiranë janë vënë në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-19 vjeçari, G. M., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte, iu gjet një sasi e vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë;

– 25 vjeçari, po ashtu banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

– 50 vjeçari M. L., banues në Itali, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi dyshohet se ka fshehur të ardhurat e përfituara nga subjekti privat që administronte;

– 65 vjeçari I. Th., banues në Tiranë, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

-G. G., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

-I. T., 61 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar për jetën.

-E. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-L. Gj., 29 vjeç, E. S., 38 vjeç, A. H., 50 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e alkoolit;

-R. Sh., 41 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues L. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

-A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe ka dalë nga rruga.

Top Channel