Lezhë/ Drogë dhe armë në makinë dhe shtëpi, dy të arrestuar, njëri prej tyre u përpoq të arratisej

24/12/2022 13:31

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pasi në automjetin me të cilin lëviznin dhe banesën e tyre u janë gjetur lëndë narkotike, armë dhe municion luftarak.

30 vjeçari me inicaialet B. M.,, banues në Shëngjin, u vu në pranga për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” pasi tentoi të arratisej dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 32 vjeçari Xh. I.,, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nën hetim është 20-vjeçari G. U., për moskallëzim krimi.

Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore për në Ishull-Shëngjin, Lezhë, ku policia ndaloi për kontroll automjetin tip “Golf”, me drejtues Xh. I. dhe me pasagjerë,  B. R. dhe G. U. 30-vjeçari ka tentuar të largohet, kur makina ndaloi por është kapur dhe neutralizuar menjëherë nga policia, të cilat i gjetën një armë zjarri pistoletë të mbushur.

Gjatë kontrrollit të automjtit u gjet edhe një sasi municioni luftarak e cila u sekestrua.

Në vijim të operacionit u ushtrua kontroll edhe në banesat e të arrestuarve dhe në një automjet të parkuar në banesën e 32-vjeçarit, ku iu gjet lëndë narkotike kanabis.

Njoftimi policisë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe 2 automjete, që iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. Lezhë/Sekuestrohen armë, drogë dhe municion luftarak. Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzgu”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Lezhë. Mbante me vete armë zjarri pistoletë, teksa qarkullonte me automjet, me 2 shtetas të tjerë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Në pranga edhe drejtuesi i automjetit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në hetim, pasagjeri tjetër, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve me të cilët shoqërohej, nuk ka kallëzuar. Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të operacioneve për goditjen e paligjshmërive në çfarëdo forme të shfaqjes së tyre, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muzgu”. Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën dytësore për në Ishull-Shëngjin, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin Xh. I. dhe me pasagjerë, shtetasit B. R. dhe G. U. Në momentin e ndalimit, shtetasi B. R. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën në tokë, të mbuluar me trup, një armë zjarri pistoletë, me fishekë në të. Në vijim, gjatë kontrollit të imtësishëm në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet edhe një sasi municioni luftarak. Në kuadër të operacionit “Muzgu”, u ushtrua kontroll edhe në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në një automjet të parkuar brenda rrethimit të banesës së shtetasit Xh. I., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në përfundim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. M., 30 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe Xh. I., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. U., 20 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve të arrestuar, nuk ka kallëzuar. Gjithashtu, automjeti me të cilin udhëtonin të 3 shtetasit, ishte në pronësi të një të afërmi të tij. Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe 2 automjete. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel