Bashkia e Tiranës  ka rehabilituar në kohë rekord bustin e Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot e bustit që është rivendosur ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për vandalizimin në qytet.

“Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerancë për vandalizimin ne qytetin tonë! Një pakicë e dhunshme dhe ndotëse tek Skënderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavaresise apo Mit’hat Frashëri nuk do t’i imponohet kurrë shumicës qytetare dhe europiane”, shkruan Veliaj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel