Foto ilustruese

Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi në makinën që drejtonte u gjetën dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë.

Nën hetim është vënë dhe 46-vjeçari me inicialet O.B., që udhëtonte së bashku me shtetasin me iniciale Sh.H.

Ndaj tyre rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Njoftimi i policë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës me fokus goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. H., 29 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin O. B., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi SH. H., dhe ku ishte pasagjer 46-vjeçari gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel