Bujaria mund të jetë e dobishme si për dhënësin ashtu edhe për marrësin, por vetëm në rrethanat e duhura.

Sipas një hulumtimi të neuroshkencës konfirmohet ideja se në disa rrethana, dhënia e dhuratave nga të tjerët mund të jetë shpërblyese edhe për dhënësin.

Studiuesit monitoruan 51 burra ndërsa ata zgjodhën se sa para do t’i jepnin vetes dhe një marrësi anonim.

Pjesëmarrësit duhej të vepronin shpejt; atyre iu dhanë katër sekonda për të bërë çdo zgjedhje dhe 180 zgjedhje për të bërë, ndërsa studiuesit monitoruan aktivitetin e tyre të trurit.

Rezultatet treguan se zonat e trurit të përfshira zakonisht në ndjeshmëri apo vendimmarrje sociale, të gjitha luajnë një rol në këtë proces kompleks.

Kryqëzimi temporoparietal i trurit, pjesa e trurit në të cilën lobet temporale dhe parietale konvergojnë,  gjithashtu u aktivizuan kur pjesëmarrësit në studim zgjodhën të vepronin më bujarisht.

“Megjithëse është ende duke u punuar për të kuptuar rolin e kësaj zone në sjelljen bujare, duket se “së pari na lejon të shkëputim ndjenjat tona nga ndjenjat e dikujt tjetër”, thotë Hutcherson.

Top Channel