Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës Andrea Qosja ka humbur të dyja këmbët kur ishte vetëm 13 vjeç.
Pa asnjë mundësi rekuperimi apo shërimi ai u vlerësua si invalid i përjetshëm dhe përfitoi disa të drejta deri në nëntor të vitit 2022 ku një keqinterpretim i ligjit 8626 i vitit 2000 nuk e cilëson më si paraplegjik dhe i heq paketën higjienosanitare.
U deshën plot 22 vite që neni 2 i ligjit 8626 të riinterpretohej dhe tashmë Z. Qosja nuk paraplegjik pasi sipas autoriteteve, ai është baba i dy fëmijëve, ç’ka, sipas tyre, do të thotë se nuk i ka humbur të gjitha funksionet nga mesi e poshtë.
Vendimet e fundit të Komisioni Epror Mjekësor kanë prekur një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë Shqipërinë. Sakaq invalidët e Elbasanit pasi nuk morën përgjigje për ankesat e tyre janë rifutur në grevë urie.
Top Channel