Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ka lënë spitalin dhe ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës, dy ditë pasi përplasi për vdekje një të mitur në Llogara.

Gjykata e kryesuar nga Lirza Sinollari dhe prokuror Hyrjet Lamaj ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Vasil Bollanon.

Mësohet se shkak i arrestit në shtëpi ka qenë shëndeti jo i mirë i ish kryebashkiakut Bollano.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në Llogora, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi të miturin Elio Hamiti.

17-vjeçari ishte duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, i cili ndodhej në afërsi të fushës së sportit në Llogora. Në atë moment Vasil Bollanos ka kaluar në këtë aks rrugor dhe e ka përplasur.

Policia tha se Bollano shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, por ende nuk dihet se cilin rregull.

Top Channel