Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës Në prag të Krishtlindjes, mijëra emigrantë që jetojnë jashtë vendit po kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit pranë të afërmve të tyre.
Porti detar i Durrësit po përballet me një fluks në rritje të udhëtarëve që mbërrijnë me tragete nga Italia. Dy ditët e fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar, më e madhja në vend për transportin detar, kanë hyrë në Shqipëri mbi 6000 persona dhe 1400 mjete.
Për të përballuar fluksin është shtuar numri i lundrimeve mes dy brigjeve të Adriatikut dhe numri i sporteleve nga ana e policisë.
Dëshira për të qenë pranë familjeve është e madhe, po shumë prej tyre pranojnë se janë detyruar të jetojnë larg për të siguruar punë dhe të ardhura më të mira.
Kjo e premte sjell në port 5 tragete, 4 prej të cilave nga Bari dhe një nga Ankona. Sipas kompanive të lundrimit, këtë fundviti ka një rritje me të paktën 15% të numrit të atyre që udhëtojnë me tragete drejt Shqipërisë, krahasuar me fundvitin e 2018-s, periudha para tërmetit dhe pandemisë të cilat ndikuan në rënien e lëvizjes së njerëzve për festa.
Fluksi i lëvizjeve do të vijojë deri në mesin e janarit, kur të gjithë ata që erdhën do të kthehen në vendet e BE-së ku jetojnë.
Top Channel