Fansat e Ana de Armas mund të padisin aktoren pas trailerit ‘mashtrues’

23/12/2022 16:37

Studioja e filmit Universal mund të paditet për reklama të rreme pasi dy fansa u ankuan se trailer i filmit ishte mashtrim, ka vendosur një gjykatës amerikan.

Fansat e aktores Ana de Armas ngritën një padi në janar pasi paguan për filmin e vitit 2019 Yesterday. Aktorja u pa në trailer, por dyshja u zhgënjyen kur zbuluan se ajo ishte shkëputur nga filmi i fundit, dhe nuk kishte luajtur vërtet tek ai.

Paditësit, paguanin secili 3,99 dollarë për të filmin Yesterday në Amazon Prime.

Woulfe dhe Rosza po kërkojnë të paktën 5 milion dollarë nga sudioja e filmit Universal në këtë çështje, e cila është ngritur si një padi grupore në emër të fansave të tjerë të zhgënjyer.

Dyshja argumentuan se nuk do të kishin paguar paratë për filmin nëse do ta dinin që aktorja nuk do të luante në të.

Gjykatësi, Stephen Wilson, vendosi se veprimi i tyre ligjor mund të vazhdojë.

Universal Studio u përpoq të rrëzonte padinë, duke argumentuar se trailerat e filmave kanë të drejtë për mbrojtje të gjerë sipas Amendamentit të Parë, i cili mbron të drejtat e lirisë së fjalës dhe shtypit.

Avokatët e studios argumentuan se një trailer është një “vepër artistike, ekspresive” që tregon një histori tre minutëshe duke përcjellë temën e filmit, dhe kështu duhet të konsiderohet fjalim “jokomercial”.

Por gjykatësi e hodhi poshtë këtë argument.

“Universal është i saktë që trailerat përfshijnë njëfarë kreativiteti dhe diskrecioni editorial, por ky kreativitet nuk e tejkalon natyrën komerciale të një traileri,” shkroi Wilson në vendimin e tij.

De Armas, një aktore kubano-spanjolle që luajti në Knives Out, fillimisht ishte vendosur të shfaqej si një interes dashurie për protagonistin e filmit, të luajtur nga Himesh Patel.

Ana de Armas është shfaqur në Knives Out dhe filmin e James Bond No Time To Die.

Richard Curtis, skenaristi, shpjegoi se de Armas ishte prerë sepse publikut nuk i pëlqente ideja që personazhi i Patel-it të largohej nga interesi i tij kryesor i dashurisë, i luajtur nga Lily James.

Top Channel