E akuzuan se ‘sulmoi’ Kylie Jenner, reagon ish-shoqja e miliarderes!

23/12/2022 16:08

Duket se interneti vazhdon akoma me spekulimet dhe teoritë e tyre rreth historisë midis Kylie Jenner dhe Jordyn Woods edhe pse tashmë kanë kaluar vite nga drama e tyre.

Rikujtojmë se, Kylie dhe Jordyn ishin shoqe të ngushta për vite me rradhë përpara se të distancoheshin në 2019, kur u shpërndanë thashetheme që pretendonin se Jordyn kishte puthur të dashurin e atëhershëm të Khloé Kardashian, Tristan Thompson.

Edhe pse kanë kaluar tashmë shumë kohë, Jordyn dhe Kylie duket se kanë pasur pak lidhje me njëra-tjetrën publikisht. Së fundmi, Jordyn ka publikuar një video duke admiruar buzët e saj në platformën TikTok dhe njerëzit mendojnë se është një kunjë pikërisht për Kylie-n. Ajo shfaqet duke pozuar me buzët e fshehura përpara se të zbulojë formën e saj natyrale të tyre, me mbishkrimin “faleminderit mami dhe babi për këtë gjenetikë”.

Top Channel