A do marrë pjesë në Big Brother VIP? Ja si përgjigjet modelja e njohur: Duhet të jesh shumë e guximshme…

03/10/2026 19:54

Modelja e njohur, Negisa Dido, ishte e ftuar sot në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ku foli për eksperiencën e saj në “She’s on Top” ku doli dhe fituese. Ajo tregoi se prindërit nuk kanë qenë dakord që të merrte pjesë pasi kishin frikë se mos zhgënjehej por pastaj e kanë mbështetur shumë.

Por jo vetëm kaq, pasi gjatë intervistës, Erjona Rusi e pyet nëse është e vërtetë që do të jetë pjesë e edicionit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”,

Negisa u shpreh se e ka ndjekur gjithmonë reality show dhe e ka parë veten si pjesë të saj. Më pas shton se nuk e di nëse është gati që të nisë këtë eksperiencë kaq të madhe, edhe pse sipas saj, “Big Brother” është një show që ka benefite shumë të mira.

Pjesë nga intervista:

Erjona: Fillojnë ethet e “Big Brother VIP” dhe gjithmonë qarkullojnë nëpër portale emra të ndryshëm. Sikur ka qarkulluar edhe emri yt. Ti di gjë tani apo?

Negisa: Ka qarkulluar boll, edhe unë e kam parë.

Erjona: Dakord, por ka ndonjë të vërtetë në këtë mes apo jo? Do jesh ti në këtë edicion të “Big Brother VIP”?

Negisa: Nuk kam një përgjigje të saktë.

Erjona: Surprizë

Negisa: Po pres ftesë

Erjona: Po pret ftesën? Do të pëlqente që t’a provoje si eksperiencë?

Negisa: Përtej shakave, e kam parë gjithmonë “Big Brother”. E kam ndjekur edhe e vogël, edhe e shikoja veten pjesë të saj. Por mendoj që aty duhet të jesh shumë e matur, shumë e duruar. Nuk e di nëse jam gati për të nisur këtë lloj eksperience shumë të madhe, do t’a quaj, si “Big Brother”. Është një show që me të vërtetë ka benefite shumë të mira, por që duhet të jesh shumë korrekt, duhet të jesh shumë e guximshme. Unë jam shumë e drejtë.

Top Channel