“Jam shumë e lidhur me ata, por jam pishman”/ Elena Kocaqi përlotet nga letra e fëmijëve në ‘S’e Luan Topi’: Na ke rritur me mundim dhe asnjëherë nuk…

03/10/2026 19:28

Historiania dhe pedagogia e njohur, Elena Kocaqi, ishte sot e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ku foli për karrierën, për familjen dhe dy fëmijët e saj.

Teksa po fliste për marrëdhënien me djalin dhe vajzën, Eleni tha se është shumë e lidhur me ta. Ajo tregon që u ka folur shumë që kur i ka patur në bark, u ka bërë muhabet, u ka vendosur muzikë dhe i ka ledhatuar.

Pjesë nga intervista:

Elena: Jam shumë e lidhur me fëmijët, por jam pishman. Ata rriten shumë shpejt dhe them pse nuk i shijova më shumë. Kam kaluar kohë me ta, por duhej të rrija dhe më shumë. Kur isha shtatzënë me vajzën kam qenë në doktoraturë, kam qenë në arkivë. Madje jepja mësim në 2-3 universitete, bëja libra dhe nuk e di se sa gjëra të tjera kam bërë.

Erjona: Fëmijët ta ndryshojnë jetën, ty si të kanë ndryshuar? Të kanë bërë njeri më të brishtë, më të dashur?

Eleni: Para se të lindja i ka dashur dhe kur kishin të tjerët kujdesesha. Ta ndryshojnë jetën se të bëjnë të përgjegjshëm. Djali ka lindur gati 5 kg, se i kam shërbyer jashtëzakonisht shumë. Të dy i kam lindur me operacion cezarian. Që në bark u flisja, u bëja muhabet, u vija muzikë, i ledhatoja. Dardani ka qenë për të folur dhe për të ecur kur lindi, aq i fuqishëm ka qenë. Dardanin e kam pikë të dobët, sepse nëse rolin e babait tim për shembull sot në shtëpi e ka Dardani. Me të bëj të gjitha muhabetet, për politikë, fizikë, për hallet që kam, për Shqipërinë, ndërhyn dhe vajza, por është më i pjekur.

Erjona: A ka qenë e vështirë ti rrisësh vetëm?

Elena: Shumë e vështirë, rritja e fëmijëve është rritja e së ardhmes. Ne si shoqëri duhet të jemi shumë të ndjeshëm për nënat që rrisin fëmijë. Jam një nënë në karrierë dhe më duhet të merrem me shumë gjëra. Kur nuk ke ndihmë, shteti s’më ka ndihmuar për ndonjë gjë.

Erjona: Ke ndjerë më shumë vështirësi ekonomike?

Elena: Më shumë për kohën që se ke. Më duhet të punoj shumë për të botuar libra. E zëmë se libri më kushton 5 mijë euro për t’a botuar, unë duhet të bëj punë ekstra për të botuar atë.

Erjona: Po këtë vështirësinë që dashje pa dashje duhet të bësh prindërin e dyfishtë, edhe nënën edhe babain, e ke ndjerë veten keq ndonjëherë

Elena: Jo, se kam gjetur veten keq, se nuk kam vendosur autoritet diktotarial në familje. Ua them dhe prindërve të tjerë, ka disa gjëra që do i bëjnë fëmijët, ti e di që do i bëjnë, pse nevrikosesh. Do e shkarravisë murin, lëre. Do jetë dhe adoleshenca. Të gjithë e kemi kaluar, edhe ata do e kalojnë.

Pas këtyre fjalëve të bukura për fëmijët e saj, Erjona Rusi i lexon Elena Kocaqit pikërisht një letër të shkruar nga ata të dy.

“E dashur mama. Unë Dardani dhe Helena duam të të shprehim se sa përzemër të kemi. Na ke rritur me mundim dhe asnjëherë nuk na ke lënë të ndjejmë se na mungon diçka. Ke qenë tamam grua burrneshë dhe kurrë s’të ndryshojmë me njeri tjetër. Më kujtohen ato net kur rrije gjatë natës duke punuar me libra dhe diskutonim bashkë etimologjinë, prejardhjen e fjalëve, emrave. Edhe unë të dëgjoja me shumë kujdes. Të falënderojmë që na ke mësuar me këtë disiplinë dhe që çdo ditë vijon të jesh shembull jo vetëm për ne, por për të gjithë të tjerët, se çdo të thotë të jesh një nënë vërtetë e përkushtuar. Me shumë dashuri nga djali dhe vajza jote”, shkruanin në letër dy fëmijët e historianes.

Top Channel