“Goca dhe Gra” rikthehet sonte në Top Channel/ Orinda Huta dhe Selin Bollati i bashkohen Ori Nebiajt dhe Ema Andreas në sezonin e ri

03/10/2026 12:51

Programi më i dashur dhe më i komentuar i publikut rikthehet sonte më mbrëmje në ekranin e Top Channel.

Këtë herë në tryezën e “Goca dhe Gra” do të ulen katër bashkëmoderatore. Ori Nebiajt dhe Ema Andreas i bashkohen Selin Bollati në përvojën e parë si moderatore dhe Orinda Huta, që për herë të parë bëhet pjesë e familjes së Top Channel.

Në takimet e çdo të shtune, gocat dhe gratë do të diskutojnë për çështje që na prekin të gjithëve. Moderatoret, njëkohësisht të ftuara në emision, janë gati të ndajnë mendimet e tyre pa filtra përballë publikut.
Selin Bollati, moderatore, “Goca & Gra” – Nuk kam ndrojtje për të dhënë mendimin tim të vërtetë. Të shohim si do i presë publiku mendimet e mia, ashtu pa filtra.
Ema Andrea, moderatore e “Goca & Gra” shprehet: Është një ambient që më ka respektuar, më ka lejuar hapësirën të jem vetvetja. Për një gjë jam e sigurt, do të them atë që mendoj dhe gjithmonë me përgjegjësi dhe duke argumentuar mendimin tim.
Orinda Huta, moderatore, thotë: Të flas për atë çfarë unë mendoj, për familjen njëkohësisht, marrëdhëniet me mamat, eksperiencat që ato ndajnë çdo ditë. Jam e bindur që do të na japin më shumë forcë.

Surpriza dhe të ftuar që hapin zemrën përballë gocave dhe grave. Rrëfime emocionale dhe të pathëna që do t’ju mbajnë mbërthyer…
Ori Nebiaj thotë: Është ky perceptimi sikur ne jemi gra dhe flasim për gratë, por temat që lidhen me meshkujt kanë qenë edhe më të shumta në fakt. Edhe këtë sezon do të mundohemi të prekim të gjitha tematikat që konsiderojmë se duhen trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë.

Nën autorësinë e Saimir Muzhakës, për të tetin sezon radhazi, “Goca dhe Gra” do t’ju shoqërojë në transmetimet e drejtpërdrejta çdo të shtunë në mbrëmje në Top Channel.

Top Channel