Klubi me kapiten shqiptar i beson stolin një 29-vjeçari, ndodh vetëm në Gjermani

23/12/2022 17:04

St Pauli garon në Bundesliga 2 dhe këtë sezon nuk po bën mirë në kampionat.

Skuadra gjermane, pjesë e së cilës janë edhe dy dardanët Leard Paqarada (kapiteni) dhe Betim Fazliji, renditet në vendin e 15-të.

Drejtuesit e klubit nga Hamburgu, kanë surprizuar duke zgjedhur një 29-vjeçar si trajnerin e ri të skuadrës. Fabian Hurzeler është vetëm 29 vjeç, ai luajti si futbollist në nivele të ulëta, ndërkohë që rreth tri vite më parë e mbylli me futbollin aktiv.

Hurzeler u emërua zv trajneri i St Pauli në verën e vitit 2022, më 6 dhjetor mori përkohësisht drejtimin e ekipit, ndërkohë që sot është zyrtarizuar si “timonieri” i St Pauli, duke nisur në moshë të re aventurën e parë si trajner i parë.

Në Gjermani nuk kanë frikë t’u besojnë trajnerëve të rinj. Hurzeler ka si objektiv të ndihmojë skuadrën që mbështetet nga një tifozë të zjarrtë dhe të dhunshëm, me shpresën për t’u bërë Nagelsmanni i ri gjerman.

Top Channel