Stuhia e rrezikshme e Arktikut përfshin SHBA-në, kafshët që rrezikohen nga moti i ftohtë

23/12/2022 18:36

Banorët në zonën e jugut të Amerikës, të cilët janë mësuar me temperatura të larta, janë detyruar të kujdesen për kafshët që e kanë të vështirë të mbijetojnë me temperaturat e ngrira. 

Në rrezik janë breshkat, pelikanët dhe hardhucat, sipas BBC.

“Në mot ekstrem të ftohtë, breshkat e detit mund të “tronditen nga i ftohti” dhe të notojnë në sipërfaqe”, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) në Brownsville, Teksas këtë javë .

Kur breshkat përballen me mot të ftohtë, mbeten me pasoja dhe nuk mund të shmangin varkat dhe mund të bllokohen përgjatë brigjeve.

Personat në Maryland po ofrojnë ndihmën e tyre për t’u kujdesur për gjitarët ose breshkat e detit që tregojnë shenja të trullosjes nga i ftohti ose shenja të hipotermisë.

“Uji i ftohtë mund të shkaktojë ndikime të menjëhershme duke i bërë disa specie të bëhen të ngadalta dhe të pavetëdijshme, duke i bërë ato të rrezikshme për veten dhe skafistët”, paralajmëruan autoritetet atje.

Ndërkohë, në Floridën jugore, temperaturat e ftohta mund të bëjnë që iguanat e trullosura të bien nga pemët.

Kujtojmë se një situatë e tillë ndodhi në vitin 2020 kur temperaturat arritën  rreth zeros.

Top Channel