Në prag të festave të fundvitit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës është shtuar lëvizja e emigrantëve që vijnë për festa apo e shqiptarëve që ikin në drejtim të Greqisë. 

Mbi 3600 persona kanë hyrë në Shqipëri nga kjo pikë ndërsa mbi 1800 kanë lënë vendin tonë në 24 orët e fundit.

Shqiptarët thonë se po vijnë për festa ndërsa një pjesë tjetër thonë se po shkojnë tek familjarët e tyre për të festuar.

Me shtimin e fluksit autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga pala greke që të jetë e gatshme për të shtuar numrin e sporteleve në rast se do të jetë e pamundur për të përballuar lëvizjet.

Aktualisht pala greke punon me 6 sportele në total, ndërsa ajo greke me 4 të tilla duke përballuar kështu fluksin e deritanishëm si në hyrje dhe në dalje.

Top Channel