Duket se interneti vazhdon akoma me spekulimet dhe teoritë e tyre rreth historisë midis Kylie Jenner dhe Jordyn Woods edhe pse tashmë kanë kaluar vite nga drama e tyre.

Rikujtojmë se, Kylie dhe Jordyn ishin shoqe të ngushta për vite me radhë përpara se të distancoheshin në 2019, kur u shpërndanë thashetheme që pretendonin se Jordyn kishte puthur të dashurin e atëhershëm të Khloé Kardashian, Tristan Thompson.

Edhe pse kanë kaluar tashmë shumë kohë, Jordyn dhe Kylie duket se kanë pasur pak lidhje me njëra-tjetrën publikisht. Së fundmi, Jordyn ka publikuar një video duke admiruar buzët e saj në platformën TikTok dhe njerëzit mendojnë se është një kunjë pikërisht për Kylie-n.

Ajo shfaqet duke pozuar me buzët e fshehura përpara se të zbulojë formën e saj natyrale të tyre, me mbishkrimin “faleminderit mami dhe babi për këtë gjenetikë”.

Komentet ishin të vazhdueshme ku ndjekësit e saj u shprehën se kjo video ishte e dedikuar për dikë tjetër. Bëjmë me dije se interneti shpesh ka diskutuar rreth operacioneve plastike që Kylie ka realizuar që pa mbushur moshën e duhur për t’i bërë ato.

Gjithashtu ajo solli një trend me buzët e saj që shumë vajza e ndoqën dhe madje blenë edhe buzëkuqët e markës së saj. Jordyn pa nguruar duke se i është përgjigjur fansave duke i lënë të kuptonin se nuk ishte ndonjë mesazh për askënd. Këtu shpresojmë që ajo dhe Kylie të kthehen sërish në marrëdhënie të mira.

Top Channel