Kanadaja: Shitja e armëve nga Koreja e Veriut për mercenarët rusë shkel ligjin ndërkombëtar

23/12/2022 17:23

Kanadaja ka reaguar në lidhje me raportimet se SHBA-ja ka dërguar armë Grupit Wagner, një grup mercenarësh rusë që janë punësuar nga Kremlini për të luftuar në Ukrainë.

Sipas ministres së Punëve të Jashtme, nëse kjo gjë është e vërtetë atëherë tregohet qartazi se janë shkelur ligjet ndërkombëtare.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të adresuar këto zhvillime dhe për t’iu përgjigjur dërgesave të mëtejshme të armëve nëse ato ndodhin”, deklaroi Melanie Joly.

Deri më tani Koreja e Veriut ashtu edhe Grupi Wagner i kanë mohuar akuzat, por shërbimet e inteligjencës së SHBA-së dhe Britanisë së Madhe besojnë se kjo ka ndodhur.

 

 

 

Top Channel