“Uroj që historia ime t’i frymëzojë njerëzit”/ Pamela Anderson zbulon se nuk do ta shohë dokumentarin e saj!

23/12/2022 16:55

Pamela Anderson po shfrytëzon shansin e saj për të treguar vetë historinë e saj pas popullaritetit të dramës së Netflix Pam & Tommy.

Dokumentari, i titulluar Pamela, A Love Story, pritet të publikohet në Netflix në fund të janarit, por ylli i Baywatch ka pranuar se nuk ka ndërmend ta shikojë.

Aktorja 55-vjeçare, e cila do të publikojë edhe librin e saj me kujtime: Love, Pamela, është intervistuar gjatë për të dhe ka dorëzuar qindra foto dhe filma në shtëpi.

“Dokumentarin nuk e kam parë dhe nuk kam ndërmend ta shoh. I dhashë akses të plotë në arkivat dhe ditarët e mi dhe shpresoj se kjo ka kuptim për dikë. Shpresoj që historia ime t’i frymëzojë njerëzit që të kalojnë një kohë të mirë dhe të mos shqetësohen aq shumë”, tha Pamela për Vanity Fair.

Pamela u lëndua thellësisht nga përshkrimi sesi një kasetë seksuale e bërë nga ajo dhe më pas bashkëshorti Tommy Lee u bë një sensacion global në internet në Pam & Tommy.

Reagimet e saj ndaj asaj shfaqjeje, plus prishja e martesës së saj me ndërtuesin kanadez Dan Hayhurst, shfaqen shumë në dokumentar. Ajo dhe Hayhurst u njohën kur ai u punësua për të punuar në shtëpinë e saj në ishullin Vancouver gjatë pandemisë. Ata u martuan në prag të Krishtlindjeve 2020, por u ndanë një vit më vonë.

Top Channel