Restoranti i famshëm mbi liqen fundoset ‘si Titaniku’ para darkuesve në Britani (fotot)

23/12/2022 16:07

Një restorant i famshëm i ngritur në një ish-anije avullore mbi një liqen në veri të Londrës, është rrëzuar në ujë para darkuesve të sezonit të Krishtlindejve, të cilët e krahasonin sot ngjarjen me “fundojsen e Titanikut”.

Stafi i restorantit Miller & Carter ishte duke u përgatitur për shërbimin e darkës në zonën e Essex, kur goditi katastrofa e papritur.

Fotot nga vendngjarja tregonin strukturën që nisi të anohej rrezikshëm derisa të binte në nivelin e ujit, fatmirësisht pa të plagosur.

Drejtori i qendrës tregtare Howard Oldstein tha se struktura nisi të humbte sot lartësinë rreth mesditës.

“Sapo vumë re po fundosej në anën e pasme stafi nisi të mblidhte sendet personale. Tani thjesht po pluskon në sipërfaqen e ujit dhe e kemi lënë të marrë rrjedhën e saj natyrale”, tha ai.

Oldstein shtoi se liqeni është i thellë dhe se restoranti i ndërtuar në një ish-avullore mund të anohet duke u fundosur nga njëra anë.

Restoranti Miller & Carter Langdon thoshte në një deklaratë se prenotimet e bëra do të merren përsipër nga një tjetër ambjent.

FOTO GALERI
1/5
Një restorant i famshëm i ngritur në një ish-anije avullore mbi një liqen në veri të Londrës, është rrëzuar në ujë para darkuesve

Top Channel