Ndihma për të rregulluar pasojat e luftës, Holanda do t’i japë Ukrainës rreth 2.5 miliardë euro

23/12/2022 18:04

Holanda do t’i sigurojë Ukrainës deri në 2.5 miliardë euro (2.2 miliardë £) ndihmë në vitin 2023.

Qeveria holandeze njoftoi vendimin, njëkohësisht edhe arsyen përse do të përdoren.

Ata thanë se paratë do të përdoren për ndihmë ushtarake, punë për të rikuperuar infrastrukturën kritike dhe për të ndihmuar hetimet mbi krimet e mundshme të luftës.

“Për sa kohë që Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës, Holanda do t’i japë ndihmë Ukrainës. Ushtarake, humanitare dhe diplomatike”, shkroi kryeministri holandez në Twitter.

Top Channel