Poeti, historiani dhe kritiku i artit, Kelly Grovier zgjodhi 14 foto si më befasueset e këtij viti që po lëmë pas.

Në fotot e publikuara nga BBC, janë disa prej momenteve që shënjuan vitin 2022, ndërsa tregojnë ushtarët ukrainas që luajnë shah me kokteje molotov, protestuesit iranianë dhe zjarret në Spanjë e SHBA.

 

Demonstrata kundër imigracionit të paligjshëm, Iquique, Kili, janar 2022

Një burrë ulet në një karrige plazhi duke mbajtur një çadër për t’u mbrojtur nga dielli përvëlues, në mes të tymit nga dy goma që digjen në dy anët e rrugës, ndërsa ai është ulur në mes të autostradës. Qëllimi tij është pengimi I hyrjes në në Iquique, një qytet në Kilin verior pranë kufirit me Bolivinë, ku disa grupe protestonin kundër imigracionit të paligjshëm.

 

Protesta në mbështetje të grave iraniane, Stamboll, Turqi, shtator 2022

Kur Mahsa Amini, një grua 22-vjeçare iraniane, vdiq në një spital të Teheranit në rrethana të dyshimta më 16 shtator, gratë në mbarë botën filluan të prisnin flokët në shenjë proteste kundër trajtimit dhe vrasjes të saj nga qeveria e Iranit. Fotot e Nasibe Samsaei, një gruaje iraniane që jeton në Turqi, duke prerë bishtin e saj si një shfaqje solidariteti dhe kundërshtimi jashtë konsullatës iraniane në Stamboll, u bënë virale.

 

Mjegullnaja Carina e fotografuar nga Teleskopi Hapësinor James Webb, korrik 2022

Në korrik 2022, NASA publikoi një foto befasuese të hapësirës, ku duket Mjegullnaja Carina. I kapur nga teleskopi i ri hapësinor James Webb fotoja i  ngjan valëve të maleve dhe luginave.

 

Zjarri shkatërron një shtëpi në Kaliforni, SHBA, korrik 2022

Për gati tre javë nga fundi i korrikut, në qarkun Mariposa të KAlifornisë, zjarri shkatërroi pothuajse 200 ndërtesa. Fotoja tregon brendësinë e një shtëpie që po digjet.

 

Ushtarët ukrainas luajnë shah me kokteje molotov, Kiev, Ukrainë, Mars 2022

Dy javë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën, fotografitë e një loje shahu të luajtur nga anëtarët e njësisë së Mbrojtjes Territoriale, të ngarkuar me ruajtjen e një zone në periferi të Kievit lindor pas shtetrrethimit, u bënë virale. Pjesët nuk ishin krijuar nga druri, fildishi, rrëshira ose plastika siç është tipike, por kokteje molotov vdekjeprurëse.

 

Protesta pas kufizimeve të rrepta të Kinës për Covid, Hong Kong, Nëntor 2022

Në nëntor 2022, protestuesit që mbanin fletë të zbrazëta para fytyrave të tyre dolën në rrugët dhe sheshet e shumë qyteteve kineze për të protestuar kundër kufizimeve të palëkundura të vendit për Covid. Ato u nxitën nga një zjarr në një apartament në provincën Xinjiang i cili shkaktoi vdekje për të cilat shumë këmbëngulën se mund të ishin shmangur nëse nuk do të ishin zbatuar politika të tilla strikte.

 

Murgjit fshijnë një trotuar në Katmandu, Nepal, shkurt 2022

Një foto e tre murgjve të rinj,  të veshur me rroba tradicionale ngjyrë të kuqe, duke fshirë një trotuar përgjatë një rruge jashtë manastirit budist në Godavari, në jug-lindje të Katmandu.

 

Emigrantët që udhëtojnë për në SHBA, Ciudad Miguel Aleman, Meksikë, qershor 2022

Nën “mbulesën” e natës dhe të ndriçuar vetëm nga shkëlqimi i një pishtari, një grup migrantësh azilkërkues nga Amerika Qendrore nisin një udhëtim të rrezikshëm drejt SHBA-së në qershor.

 

Mbështetësit e grupit aktivist Just Stop Oil protestojnë në Galerinë Kombëtare, Londër, Mbretëri e Bashkuar, korrik 2022

Në korrik 2022, dy mbështetës të grupit aktivist mjedisor Just Stop Oil, i cili kërkon që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ndalojë licencimin dhe prodhimin e karburanteve fosile, “morën peng” peizazhin e famshëm të artistit romantik John Constable, “The Hay Wain”.

 

Elon Musk mban një lavaman në selinë e Twitter, Kaliforni, SHBA, tetor 2022

Në tetor 2022, biznesmeni miliarder Elon Musk ndau një video të tij duke futur një lavaman kuzhine në selinë e platformës së mediave sociale Twitter, të cilën ai sapo e kishte blerë. Musk i ka bashkangjitur videos mbishkrimin “lëre që të zhytet”.

 

Protesta e aktivistëve pro zgjedhjes në Gjykatën e Lartë të SHBA, Uashington DC, SHBA, korrik 2022

Vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë e SHBA në verën e vitit 2022 për të rrëzuar një vendim të mëparshëm që ishte marrë në vitin 1972, kur garantonte të drejtën e një gruaje për një abort, u prit me protesta  nga mbështetësit pro-zgjedhjes. Fotoja e aktivistes, Sam Scarcello, e cila u mbulua me lëndë që dukej si gjak jashtë gjykatës në Ditën e Pavarësisë, u bë virale.

 

Princi George shikon makinën që mbante trupin e Mbretëreshës, Mbretëri e Bashkuar, shtator 2022

Fotografitë që dokumentonin pikëllimin që pasoi vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth më 8 shtator, ishin po aq të paharrueshme sa ky imazh  i Princit George, duke parë makinën shtetërore që mbante stërgjyshen e tij.

 

 

Zjarri në A Cañiza, Spanjë, gusht 2022

Një foto e zjarrfikësve spanjollë që po luftojnë me flakët në fshatin A Cañiza, Pontevedra, duket se ka marrë jetë nga faqet e një dorëshkrimi mesjetar. Në foto duket sikur zjarri ka marrë formën e një dragoi që vjell zjarr. Ky ka qenë viti më i keq për zjarret në Spanjë në tre dekada.

 

Lionel Messi dhe ekipi argjentinas i futbollit festojnë fitimin e Kupës së Botës për meshkuj, Katar, Dhjetor 2022

Një foto e sulmuesit argjentinas Lionel Messi,  ndërsa qëndron mbi supet e shokëve të tij teksa festojnë fitoren në ndeshjen finale të Kupës së Botës kundër Francës u bë virale në të gjithë botën.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel