E premte, 18 Shkurt 2022
17:49
BE paralajmëron takim midis Kosovës e Serbisë javën e ardhshme

Javën që vjen, më saktësisht të martën, më 22 shkurt, në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

17:30
Shpallën paqe? Çudit Einxhel, pas akuzave të rënda, uron Donaldin

Finalja e Big Brother VIP është vetëm disa orë larg. Banorët ndjehen të emocionuar dhe nën kureshtje për fituesin.

17:28
Anija pa ekuipazh e mbushur me Porche e Audi, lundron e lirë pas zjarrit në oqeanin Atlantik (fotot)

Asnjë nga 22 anëtarët e ekuipazhit nuk raportohet se ishin lënduar nga një zjarr që shpërtheu dje në bordin e transportueses së rreth 4000 automjeteve luksoze nga Gjermani drejt SHBA.

17:27
BioNTech mund të prodhojë vaksina në kontejnerë. Kompania gjermane po zhvillon një sistem që do testohet në Afrikë

BioNTech, kompania gjermane e bioteknologjisë që ka zhvilluar një nga vaksinat më të suksesshme mRNA kundër koronavirusit me Pfizer-in amerikan, po punon për një sistem të ri për të prodhuar vaksina brenda kontejnerëve. Kjo mënyrë e re, mund të lehtësojë prodhimin e dozave në vendet ku nuk ka impiante të mëdha industriale të përshtatshme për ta bërë këtë, si në vendet e Afrikës. Kjo gjetje e re, mund të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me vaksina në vendet e varfra dhe në të njëjtën kohë BioNTech, mund të mbrojë më mirë interesat ekonomike.

17:19
E pushton apo jo Ukrainën, Putin tashmë e ka dëmtuar Rusinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pas takimit që zhvilloi me ministrin e tij të Jashtëm Sergey Lavrov më datë 14 shkurt, deklaroi se pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi për një pushtim të afërt të Ukrainës, diplomacia duhet të vijojë.

17:15
Nis rimorkimi i tragetit “Euro Ferry Olimpia” drejt ujërave greke/ Kërkohen ende 6 persona

Ka nisur tashmë rimorkimi i tragetit’ euro ferry olimpia’ drejt ujërave greke. Dy rimorkiatorë grekë kanë bërë rimorkimin dhe nisur tërheqjen me kujdes të tragetit me flamur italian drejt Korfuzit.

17:04
Brad Pit padit ish-gruan Jolie për shitjen e “vreshtit të pasionit” të tij te oligarkët rusë (fotot)

Aktori i Hollywood Brad Pitt ka kërkuar një tjeter gjyq ndaj ish-gruas Angelina Jolie për shitjen e vreshtave të tij të preferuar francezë pa u konsultuar me të.

16:44
Polifoni për Beniadën, banorët e “BBV” janë shndërruar në frymëzim për artistët

Konkurrentët e “Bi Brother VIP” kanë rrëmbyer zemrat e shqiptarëve që i kanë ndjekur për gati katër muaj me radhë.

16:43
Kryeministri Kurti takohet me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Ndër takimet e para bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e zhvilloi me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

16:33
Shqiptarët që punojnë rregullisht në Zvicër do përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës.

16:31
Mynih, Xhaçka në Konferencën e Sigurisë: Mirënjohje për mbështjen e Bavarisë ndaj Shqipërisë dhe BP

Në Mynih po mbahet Konferenca dyditore e Sigurisë, një traditë e shtetit gjerman prej 59 vitesh.

16:30
Modelja erotike përjashtohet nga universiteti pas publikimit të videove seksuale nga hakerat (fotot)

Gina Gerson e rritur në një fshat të Serbisë, vendosi të kthente “përmbys” jetën e saj duke u regjistruar në një universitet në Rusi, por planet dolën shpejt nga binarët pas publikimit online të një videoje pornografike të saj.

16:22
Mercedes prezanton makinën e re, Hamilton: W13 kryevepër, emocionuese ta shohësh

Mercedes ka prezantuar makinën e sezonit të ri në Formula 1.

15:55
Kompleksi elitar i golfit shkatërrohet nga zjarri masiv i pashpjegueshëm në SHBA (fotot)

Zjarrfikësit në Michigan, SHBA kanë luftuar dje me flakët në kompleksin ekskluziv më shumë se 100-vjeçar të golfit në Detroit që ka pritur disa nga turnetë më të mëdha të botës, por pa ndaluar dot shkaterrimin e tij.

15:47
Dhjetë të zhdukur në tragetin e Greqisë: Shoferët po flinin në kamionë

Qindra vetë u arrit të shpëtoheshin nga flakët që përfshinë tragetin me të cilin udhëtonin nga Greqia drejt Italisë orët e para të mëngjesit të sot. Pamjet e transmetuara nga mediat greke treguan mjetin 183 metra të gjatë të pushtuar nga zjarri dhe shtëllungat e mëdha të tymit, ndërsa në altoparlamëntë bucisnin thirrjet për ndihmë.

15:47
Barcelona dhe Juventus “trokë”, Mbappe-Haaland drejt Real Madrid

Real Madrid do të firmosë me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, sepse rivalët e tij, Barcelona dhe Juventus, janë të rrënuar financiarisht.

15:41
“Bindet” Gjermania, dërgon avionë luftarakë në Rumani

Tre avionë luftarakë Eurofighter të Forcave Ajrore Gjermane mbërritën në një bazë pranë qytetit të Konstancës në Rumani, si pjesë e një dislokimi që po bëhet në krahët lindorë të NATO-s në mesin e tensioneve të përshkallëzuara në kufirin e Rusisë me Ukrainën.

15:39
Kosovë: Katër viktima dhe 236 raste të reja me COVID-19

Kosova ka regjistruar katër viktima dhe 236 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH) më 18 shkurt.

15:37
Putin niset “drejt frontit”; Presidenti rus mbikëqyr vetë stërvitjet ushtarake

Të shtunën, Rusia zhvillon stërvitje të reja ushtarake të cilat këtë herë do të mbikëqyren nga vetë presidenti Vladimir Putin, e pohuar kjo nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

15:36
Stuhia më e madhe në tre dekada godet Anglinë jugore

Miliona britanik janë urdhëruar sot të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për shkak të rrezikut nga stuhia, Eunice Junis e cila me shpejtësinë e madhe prej afro 150 km në orë konsiderohet si më e forta që ka prekur jugun e Anglisë, Uellsin përfshi dhe kryeqytetin Londër në tre dekada.

15:31
“Një shtëllungë e madhe tymi po afrohet drejt brigjeve shqiptare”, Rrymat detare largojnë nga ujërat greke tragetin italian

Qindra pasagjerë arritën të shpëtonin në tragetin italian që po udhëtonte në detin Jon, mes portit grek të Igumenicës dhe Brindësit, ndërsa u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Mësohet se rrymat detare, po e shtyjnë vazhdimisht drejt brigjeve tona. Aktualisht trageti ndodhet vetëm disa milje larg bregut shqiptar, mes  Dhërmiut dhe Himarës. Mësohet se dy anije të Forcave Detare shqiptare iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen e flakëve.

15:30
Thirrja e parë Publike për Propozime për Zhvillimin Socio-Ekonomik Lokal nëpërmjet Trashëgimisë Kulturore

UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë po zbaton programin 4-vjeçar të financuar nga Bashkimi Evropian, BEpërKulturën (EU4Culture): “Rijetëzimi i trashëgimisë kulturore të Shqipërisë në përgjigje të tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri, 2020-2024.”

15:28
“Futbolli për kombin”/ FSHF prezantoi dje projektin për katër vitet e ardhshme

Mbrëmjen e së enjtes Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi ceremoninë e lancimit të projektit të saj të ri për katër vitet e ardhshme, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e saj ndërkombëtarë UEFA dhe FIFA.

15:28
Garë me kohën për të shpëtuar 9-vjeçarin afgan në pusin 10m të thellë, pas tragjedisë së 5-vjeçarit Rayan në Marok (fotot)

Grupet e shpëtimit po punonin sot për të shpëtuar një nëntë-vjeçar të tmerruar që është bllokuar në një pus 10 metra të thellë prej dy ditësh në Afganistan.

15:24
100 vite miqësi, Shqipëri-Japoni/ Në galerinë e artit në Tiranë është hapur ekspozita e miqësisë

Në Galerinë e Artit të Tiranës është çelur ekspozita me fotografi nga Japonia për 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë së nisur në vitin 1922 mes dy vendeve.

15:22
PS padit Berishën në SPAK/ Letra e Ballës për Prokurorinë për privatizimin e OSSHE

Partia Socialiste ngulmon se afera e e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OST tek Kompania CEZ është një mega-aferë koruptive, në shkelje të ligjit me disa zyrtarë të lartë të kohës kallëzuar penalisht por ende të pandëshkuar.

15:20
Basha prezanton kandidatin/ Durrës, takim me përfaqësues të biznesit

Kryetari PD Lulzim Basha dhe kandidati për garën e 6 Marsit në Bashkinë Durrës Luan Hoti zhvilluan një takim me bizneset e qytetit bregdetar.

15:18
Ndihmë familjeve në nevojë/ Bashkia e Durrësit hap njësitë e këshillimit në Sukth

Në Sukth do të ketë një zyrë të re këshillimi dhe shërbimesh për familjet në nevojë, kështu ka deklaruar kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako që ka zhvilluar një takim me familje në nevojë në njësinë administrative të Sukthit.

15:16
Studentët kërkojnë paratë/ Nuk u jepet ekselentëve bursa prej 10000 lekë

Studentët më të mirë në universitetet shqiptare me mesatare 9 dhe 10 nuk kanë marrë prej më shumë se 4 muaj bursat, që u caktuan pas protestave studentore në 2018, ku studentët ekselentë jo vetëm u përjashtuan nga pagesa e tarifave të studimit por edhe u vendos të shpërbleheshin me fondin 10 mijë lekë çdo muaj.

15:16
Taksistët goditen nga çmimi i naftës/ Elbasan, penalizohen edhe nga informaliteti

Taksistët e Elbasanit po shkojnë drejt falimentimit.

15:16
Momentet e tmerrit/ Digjet trageti në Greqi, qindra persona në bord

Qindra vetë u arrit të shpëtoheshin nga flakët që përfshinë tragetin me të cilin udhëtonin nga Greqia drejt Italisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

15:12
Blegtorët kërkojnë subvencione/ Me një vendim qeverie u përjashtuan blegtorët me numër të vogël lopësh

“Do të mbështesim blegtorinë nepërmjet financimit për litër.” Përtej premtimit, një gjë e tillë në VKM për Skemën Kombëtare në Bujqësi nuk ndodhi.

15:09
Veliaj dhe ambasadori japonez, Mitsuyuki vizitojnë ekspozitën me foto nga Japonia: “Rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve në 100 vjetorin e lidhjeve diplomatike”

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ambasadori e Japonisë, Takada Mitsuyuki vizituan Galerinë e Artit të Tiranës, ku është çelur ekspozita me fotografi nga Japonia për 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë së nisur në vitin 1922 mes dy vendeve.

15:05
Merr flakë fabrika e peshkut/ Lezhë, lëndohet një punonjës i zjarrfikëses në luftë me flakët

Një fabrikë e përpunimit të peshkut në Lezhë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Zjarri ka rënë në momentin që ende nuk kishte filluar puna dhe fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

15:00
Çfarë tregojnë imazhet satelitore të marra në kufijtë e Ukrainës

Që nga fillimi i javës, Rusia ka deklaruar vazhdimisht se kishte tërhequr një pjesë të trupave ushtarake që kishte grumbulluar më parë në kufi me Ukrainën. Agjencitë e inteligjencës amerikane dhe evropiane bëjnë të ditur se tërheqja e supozuar e ushtrisë ruse nuk është faktuar, ndërsa imazhet satelitore të publikuara nga mediat perëndimore tregojnë se Rusia ka shtuar praninë e forcës së saj në kufi me Ukrainën dhe se është gati për të realizuar një pushtim përmes rrugëve tokësore.

14:48
Stuhia me erë të fuqishme shkakton kaos në Britani të Madhe

Një stuhi goditi Britaninë dhe Irlandën të premten (18 shkurt) me erëra rekorde afër 200 kilometra në orë duke ndërprerë energjinë për dhjetëra mijëra njerëz.

14:37
Trageti në flakë, grekët ‘tentojnë të marrin’ anijen nga ujërat shqiptare

Ngjarja tragjike që po ndodh në ujërat e Jonit ku anija me flamur italian Euro Ferry Olimpia po digjet vetëm pak milje detare në brigjet Shqiptare duket se ka edhe përmasa politike dhe ekonomike.

14:30
Aksident në Lezhë, makinat përfundojnë në anën tjetër të rrugës

Lezhë – Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Markatomaj.

14:29
IuteCredit blen 59.7% të aksioneve në bankën moldave Energbank

Grupi lider europian në fushën e financave personale, IuteCredit Europe, i pranishëm edhe në Shqipëri me institucionin financiar IuteCredit Abania, po vijon me planet e tij strategjike të zgjerimit. Grupi me qendër në Talin të Estonisë ka finalizuar blerjen edhe të 49.7% të aksioneve të tjera të bankës moldave Energbank.

14:20
Putin takohet me anëtarët e Këshillit të Sigurisë për situatën në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurisë.

14:17
Zjarri në traget, qindra makina Porsche mbetën mes flakëve. Ylli i Youtube zbulon telefonatën e tregtarit

Në anijen që u përfshi nga flakët kishte edhe automjete që po transportoheshin por mbetën mes zjarrit teksa ekuipazhi u largua me urgjencë. Ende mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por dyshohet se flakët nisën nga një kamion frigoriferik.

14:13
Rusia: Bombat nuk i hodhëm ne por Ukraina. Kievi: Mortajat s`janë tonat

“Shpërthimet dëmtuan pjesën e ndërtesës dykatëshe që përdoret si kopsht. Fatmirësisht, fëmijët po hanin mëngjes në atë kohë dhe ishin në një dhomë tjetër. Vetëm disa anëtarë stafi pësuan tronditje nga zhurma dhe forca e bombave”, tha Yulia Semenenko, edukatore kopshti.

13:59
SHBA “i përvishet” Rusisë: Nuk e falim sulmin në Ukrainë. Biden: Do goditet këto ditë!

Shtetet e Bashkuara, jo vetëm nuk binden nga pretendimet e Moskës se s`ka në plan të sulmojë Ukrainën, por e kanë paralajmëruar ashpër të mos guxojë ta hedhë një hap të tillë.

13:58
Zjarr në një dyqan në Tiranë, ja detajet paraprake

Një dyqan është përfshirë nga flakët ditën e sotme në kryeqytet.

13:58
“Me goditjet, dole zbuluar”, Rama replikon me qytetarin për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Metës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

13:53
Manastirliu takon Ministrin Zvicerian: Forcojmë bashkëpunimin në trajnimin e stafeve mjekësore

Forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe edukimi në vazhdim i stafeve mjekësore ishte në fokus të takimit të zhvilluar sot mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe z. Alain Berset, Zv/President i Zvicrës dhe Ministër i Çështjeve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Zvicrës.

13:44
Trageti italian ndodhet mes Dhërmiut dhe Himarës, anijet shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e flakëve

Flakët që përfshinë në orët e para të mëngjesit të sotëm tragetin italian që po udhëtonte në detin Jon, mes portit grek të Igumenicës dhe Brindësit, ende nuk janë shuar. Aktualisht trageti ndodhet në afërsi të Gjipesë, mes Dhërmiut dhe Himares, ndërsa mësohet se dy anije po i hedhin ujë për shuarjen e flakëve. Më herët, ishte vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ai që lajmëroi se dy anije të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.

13:41
Aksident në Elbasan, përfundon në spital shoferja dhe pasagjerja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

13:30
FOTO/ Postera dhe reklama nëpër shtylla; Bashkia Tiranë vendos gjoba për vandalizuesit e hapësirave të përbashkëta në kryeqytet

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit vijon të vendosë gjoba ndaj kujtdo që ndot apo zapton hapësirat e përbashkëta.

13:29
Hamilton flet për herë të parë për zhgënjimin në Abu Dhabi

Lewis Hamilton ka thënë se humbja e titullit të tetë kampion bote, në garën me Max Verstappen, bëri që të përjetonte në periudhë shumë të vështirë dhe për këtë gjë, britaniku ka folur për herë të parë publikisht.

13:26
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Durrës, shkaktohen dëme të mëdha (Detajet e para)

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një qendër tregtare të Durrësit.

13:22
Prodhonte edhe shiste kanabis, pranga 17-vjeçarit në Pogradec/ Procedohet një tjetër për ‘vetëgjyqësi’

Një adoleshent është vënë nën prangat e policisë në Pogradec, pasi akuzohet për dy vepra penale.

13:19
120 viktima, mes të cilëve 13 fëmijë: S`ka më shpresa për të mbijetuar në Brazil

Gati 120 të vdekur, ky është sot bilanci tragjik i përmbytjeve masive dhe rrëshqitjeve të dheut ne qytetin piktoresk brazilian, Petropolis.

13:13
“Shtatë rrugët e Putinit”, inteligjenca britanike publikon hartën e “pushtimit”

Një hartë e publikuar nga Ministria britanike e Mbrojtjes  thuhet se tregon rrugët që presidenti Vladimir Putin mund të urdhërojë trupat e tij të marrin në rastin e një sulmi ndaj Ukrainës.

13:13
Djegia e tragetit në Korfuz, dy anijet të Forcës Detare shqiptare në vendngjarje për shuarjen e flakëve!

Dy anije të Forcave Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë, që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

13:03
Në Gjermani kërkohet heqje graduale e masave kundër pandemisë

Teksa vala e variantit Omicron të koronavirusit duket se ka prekur pikun në Gjermani, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar të premten se heqja e kufizimeve duhet të bëhet me kujdes të shtuar.

12:55
Çështja e CEZ/ PS kërkon informacion për hetimet ndaj Sali Berishës, Shkëlzenit dhe dy ish-ministrave

Grupi parlamentar i PS i ka drejtuar kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posacme, për të marrë informacion në lidhje me hetimet mbi zbatimin e ligjit gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe CEZ-it.

12:53
Rusia nesër zhvillon stërvitje ushtarake ku do të përdoren edhe raketat balistike

Ministria Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë stërvitjen e “parandalimit strategjik” ku do të testohen edhe raketat balistike.

12:50
Trageti italian mbulohet nga flakët, anija “Butrinti” e rojës bregdetare shqiptare shkon në ndihmë

Anija “Butrinti” e rojës bregdetare shqiptare ka mbërritur për t’i dhënë ndihmë tragetit italian që u përfshi nga flakët në orët e para të ditës së premte, i cili po udhëtonte në detin Jon, mes portit grek të Igumenicës dhe Brindësit.

12:38
Donaldi flet për marrëdhënien me Semin: Nuk besoj se do jetë njësoj! Edhe pasi ka ndodhur ‘bomba’, prap është vajzë e mirë

Semi dhe Donaldi krijuan miqësi shumë të ngushtë gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP. Ata mbështetën gjithmonë njëri tjetrin dhe u përlotën kur Semi u largua nga gara.

12:26
Janari përgjaku rrugët, mbi 100 aksidente në 31 ditë dhe 16 viktima

Janari i këtij viti shënoi një numër të lartë aksidentesh rrugore në vend, por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është më e ulët. Në 31 ditët e para të vitit kanë ndodhur më shumë se 100 aksidente, ku kanë humbur jetën 16 persona. Këto ngjarje kanë lënduar qindra persona të tjerë, ndërsa ekspertët kërkojnë bashkëpunim mes institucioneve për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Nga ana tjetër, masat që deklaron policia, nuk kanë pasur rezultat.

12:24
“Hamami i grave”/ Komedia vihet në skenë në Vlorë

Hamami i grave” komedia e jashtëzakonshme e dramaturgjisë angleze, me regji të Kiço Londos, është ngjitur mbrëmjen e mërkurë në skenën e tetarit “Petro Markos” në Vlorë.

12:21
Magjia e portreteve/ Pse na kanë magjepsur për shekuj me radhë

Nga kohët e lashta e deri më sot, portreti na ka treguar të vërteta themelore për njerëzimin dhe identitetin, pavarësisht nga tema.

12:15
Bllokohen të gjithë motorët e Divjakës/ Policia në aksion, shoqëron dhe drejtuesit e mjeteve pa leje

Mbi 50 motorë janë bllokuar dhe 30 persona janë te shoqëruar ne komisariatin e Divjakës, pas një aksioni te policisë rrugore.

12:09
Sarri gjen ngushëllim për humbjen: Porto ka eliminuar edhe Milanin e Juven

Ndonëse kaloi i pari në avantazh në transfertën ndaj Portos, Lazio pësoi dy gola më pas dhe u mposht me rezultatin 2-1, megjithatë trajneri italian Maurizio Sarri e sheh gotën gjysmë plot.

12:04
Digjet trageti mes Shqipërisë dhe Greqisë/ Udhëtonte drejt Italisë me 239 pasagjerë në bord

Qindra vetë u arrit të shpëtoheshin nga flakët që përfshinë tragetin me të cilin udhëtonin nga Greqia drejt Italisë orët e para të mëngjesit të sot.

12:03
Beatrix Ramosaj vjen në Shqipëri, urimi i saj për Donaldin pak orë para finales së BBV

Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP dhe Beatrix Ramosaj nuk ka hezituar të tregojë mbështetjen për Donaldin.

11:59
Stërvitjet e reja ruse do të mbikëqyren nga Putini

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se të shtunën, 19 shkurt, do të mbahen stërvitje të reja ushtarake, të cilat do të mbikëqyren nga presidenti rus, Vladimir Putin, në kohën e shqetësimeve se Kremlini mund të jetë duke u përgatitur për pushtim të Ukrainës.

11:46
Rusia thotë se po tërheq trupat ushtarake, kryebashkiaku i Keivit bën thirrje për qetësi

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitchko është shprehur se Ukraina ka një vlerësim të ndryshëm nga i presidentit amerikan, Joe Biden, në lidhje me pushtimin rus të vendit.

11:35
Kamionët tërësisht të shkrumbuar, pamjet nga lart të tragetit që u përfshi nga flakët

Janë bërë publike pamjet nga helikopteri të tragetit që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Në imazhe duket se si kamionët janë tërësisht të shkrumbuar ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar pikërisht prej tyre, por mbetet ende pa u verifikuar.

11:18
Shpërndante kanabis në afërsi të shkollave, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

Një person ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi u kap duke shpërndarë kanabis në afërsi të shkollave.

11:17
Indi: 38 persona dënohen me vdekje për shpërthimet e vitit 2008

Një gjykatë në Indi ka dënuar me vdekje 38 persona për rolin e tyre në një seri shpërthimesh me bomba më 2008 në rajonin perëndimor, Gujarat.

11:15
Çfarë ndodhi mes në prapaskenë me Erionin para se Mikela të linte studion: Unë zbërthej…

Para se të transmetohej takimi me Rrushen, Erioni flirtoi me Mikelën në dhomën e zhveshjeve. Ai shfaqi shenja xhelozie për veshjen e saj dhe i thoshte që mbyllte pak xhaketën se ishte shumë e hapur.

11:08
Poza nudo e motrave Hadid bëhet virale! (FOTO)

Gigi Hadid dhe motra e saj Bella janë transformuar në personazhin biblik Eva, teksa pozuan lakuriq për një xhirim të Versace.

11:05
Arrestohen 8 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

11:01
Vijon “lufta” me zjarrin, shikoni si duket trageti që u përfshi nga flakët në mes të detit

Top Channel ka siguruar pamjet e tragetit që po vijon betejën me flakët pasi u përfshi nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

11:00
Në kërkim për vjedhje, arrestohet i riu në Elbasan/ Nën hetim 3 të tjerë

Një person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë në Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Dorëz, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 23.09.2021, e ka dënuar 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

10:47
Armë shpërthyese, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe sherr me sende të forta, çfarë ka ndodhur në Vlorë në 24 orët e fundit

Një 54-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Vlorë, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, për vepra të ndryshme penale.

10:45
Bllokohen 50 motorra, shoqërohen në komisariatin e Divjakës 30 persona: Policia na ka ndjekur deri në banesa

Mbi 50 motora janë bllokuar dhe 30 persona janë të shoqëruar në komisariatin e Divjakës, pas një aksioni të policisë rrugore.

10:39
Genta Ismajli shfaqet me ndryshimin drastik në ‘look’ pas lindjes së binjakëve!

Prej muajsh tashmë është përfolur në media për shtatzëninë e Genta Ismajlit.

10:32
Pamjet nga operacioni i shpëtimit, dëshmitë e pasagjerëve të tragetit që u përfshi nga flakët: Dëgjuam shpërthimet e gomave

Të mbijetuarit e anijes që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit kanë rrëfyer se jo të gjithë mund të kenë shpëtuar pasi ka pasur persona që ishin në gjumë kur nisi zjarri.

10:23
Ndahet nga jeta shkrimtari Bardhyl Londo, në moshën 74-vjeçare

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar Bardhyl Londo, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

10:13
Fajësojnë merkaton dhe Taren, mediat italiane: Sarri “qan” Muriqin

Kualifikimi për në raundin e 1/8-ave në Europa League për Lazion ekziston ende si mundësi edhe pse takimi i parë kundër Portos nuk përfundoi siç duhej.

10:07
Gjenden dy persona të bllokuar brenda tragetit që u përfshi nga flakët, dëgjohen shpërthime

Detaje të reja për tragetin e linjës Greqi-Itali, ‘Euroferry Olympia’ që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet për 11 persona të zhdukur.

09:55
Lukashenka takon Putinin në kohën e stërvitjeve ushtarake

Lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se do të takohet të premten, 18 shkurt, me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar “aktivitetet e mëtejme” sa u përket forcave të përbashkëta, teksa të dyja shtetet zhvillojnë stërvitje ushtarake së bashku.

09:47
​Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë sot për në Mynih të Gjermanisë.

09:30
Pas tre orësh shuhet zjarri në fabrikën e peshkut në Lezhë!

Pas më shumë se 3 orësh është bërë e mundur shuarja e flakëve në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë.

09:24
Arrestohen 2 persona në Lezhë, u kapën me armë dhe kokainë në “Audi”

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Gj., ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë të dyshuar narkotike e dyshuar kokainë.

09:22
Kryebashkiakja Sako: Në Sukth zyrë e re këshillimi për familjet në nevojë, në godinat që po rindërtohen apartamente shtesë për banesa sociale

Në Sukth do të ketë një zyrë të re këshillimi dhe shërbimesh për familjet në nevojë, kështu ka deklaruar kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako që ka zhvilluar një takim me familje në nevojë në njësinë administrative të Sukthit.

09:18
Gjermania akuzon Rusinë për kërkesa të stilit të Luftës së Ftohtë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka akuzuar Rusinë për rrezikim të paqes, me diplomaci të stilit të Luftës së Ftohtë.

09:08
SHBA paralajmëron për rrezikun e një sulmi rus ndaj Ukrainës “brenda disa ditësh”

Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken thanë të enjten se ekziston një rrezik i lartë që Rusia të sulmojë Ukraninën brenda disa ditësh.

08:59
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Lambrecht kërkon prova për tërheqjen ruse

Njoftimet e Rusisë për tërheqjen e trupave të saj nga kufiri ukrainas janë “shpresëdhënëse”, por fjalët duhet të ndiqen nga veprat, tha për DW ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

08:45
Nga 1 marsi do të rriten përsëri çmimet e bulmetit, arsyet

Nga 1 marsi do të rriten sërish çmimet e produkteve të bulmetit.

08:35
Mbi 100 viktima pas vërshimeve në Brazil

Të paktën 117 persona kanë vdekur në qytetin brazilian, Petropolis, si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

08:27
Zjarri në fabrikën e përpunimit të peshkut, asfiksohet një zjarrfikës, dërgohet me urgjencë në spital

Një zjarr ka përfshirë magazinat e përpunimit të peshkut ‘Eurofish’ në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv!

08:17
Lehtësimi i kufizimeve COVID-19 rrit shitjet globale të biletave ajrore

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka bërë të ditur se falë lehtësimit të gjerë të kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19), shitjet e biletave ndërkombëtare janë rritur ndjeshëm.

07:58
Gjykata do të vendosë nëse Trumpi do të dëshmojë në prokurori

Një gjykatës në Nju Jork do të vendosë të enjten nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe dy nga fëmijët e tij duhet dëshmojnë si pjesë e hetimeve civile që po zhvillon zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut lidhur me bizneset e kompanisë së familjes së tyre.

07:40
Diell dhe temperatura deri në 16 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell.

07:18
Shkrumbohet nga flakët trageti i linjës Greqi-Itali me 239 pasagjerë! Raportohet për 11 të zhdukur

Trageti i linjës Greqi-Itali, ‘Euroferry Olympia’ është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet për 11 persona të zhdukur.

07:00
Zjarr në magazinat e një fabrike peshku në Lezhë, detajet e para

Një zjarr ka përfshirë magazinat e Eurofish në Lezhë. Zjarri ka rënë rreth orës 6 të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv.