Polifoni për Beniadën, banorët e “BBV” janë shndërruar në frymëzim për artistët

18/02/2022 16:44

Konkurrentët e “Bi Brother VIP” kanë rrëmbyer zemrat e shqiptarëve që i kanë ndjekur për gati katër muaj me radhë.

Herë pas here, disa nga personazhet janë bërë muza e frymëzimit për artistë të njohur. Së fundi, këngëtari Klajdi Musabelliu ka krijuar një këngë polifonike për modelen Beniada Nishani.

Një mëngjes
pa zbardhur drita
Më zgjoi Beni u ngrita,
Ish finalja ishte dita,
Ajo që shkëlqen si drita..

Dale moj Dale,
Dale se të duam shumë,
Forca Moj Beni,
Zemrat për ty rrahin shumë”, këndon artisti.

Më herët, edhe Poni publikoi një këngë dedikuar fanses së saj, Beniadës. Modelja, me çiltërsinë dhe pozitivitetin e saj u bë një nga  personazhet më të dashur të edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

https://www.instagram.com/reel/CaF3qzTjIyd/?utm_medium=copy_link

Top Channel