E shtunë, 02 Korrik 2022
23:00
Nju Jorku ndalon armëmbajtjen në shumë vende publike

Shteti i Nju Jorkut miratoi një ligj të premten që ndalon armët në shumë vende publike, duke përfshirë sheshin “Times Square”, dhe kërkon nga aplikantët për licencë të armëmbajtjes të ofrojnë prova mbi aftësinë e tyre për ta përdorur armën dhe të dorëzojnë llogaritë e tyre të mediave sociale për shqyrtim nga zyrtarët qeveritarë.

22:45
Lideri i opozitës maqedonase: Nuk na duhet Evropa nëse asimilohemi

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, më 2 korrik hodhi poshtë propozimin e ri të Francës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që i hap rrugën nisjes së negociatave për integrim në Bashkimin Evropian.

22:37
Nëna hidhet nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjen në Sarandë, tentoi të largohej nga spitali

Një ngjarje e rënë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë.

22:31
“Ishte e tmerrshme”/ Elhaida tregon se çfarë ndodhi në audicionin e saj të parë në Amici  në Itali

Elhaida Dani, në një rrëfim ndryshe sonte për “A live Night”, ka kujtuar hapat e saj të njëpasnjëshëm, me ngritjet dhe uljet e saj për të arritur aty ku është sot, një artiste e suksesshme.

22:26
Varka futi ujë, policia Kufitare shpëton 7 pushues që mbetën në det të hapur

7 turistë në Shëngjin, të cilët po lundronin me një varkë me pedale, kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi varka e tyre po fuste ujë dhe u rrezikohej jeta.

22:16
Ish-legjenda e Liverpoolit “kryqëzon” Ronaldon: Më doli fjala…

Pas raportimeve të kësaj të shtune se Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Manchester United, kanë shpërthyer edhe reagimet e para.

22:02
“Qava nga Tirana në Shkodër”/ Elhaida tregon për ngjitjen e parë në skenë dhe audicionin që nuk fitoi

Të jesh artist i suksesshëm sot, patjetër duhet të kalosh një sërë peripecish dhe fillimet janë tepër të vështira.

21:44
“Oran 2022”: Franko Burraj humb zonën e medaljeve vetëm për 10 të qindtat

Franko Burraj e mbyll në vendin e katërt finalen e 400 metrave në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Atleti shqiptar iu afrua shumë zonës së medaljes me kohën 46.16, duke fituar terren në metrat e fundit, por nuk ia doli të renditej i treti për vetëm 10 të qindtat.

21:29
“E kam vuajtur shumë”/ Elhaida Dani rrëfen për fëmijërinë e saj: Nuk isha ajo vajza si të tjerat…

Këngëtarja Elhaida Dani, e cila sot ka arritur majat e suksesit në muzikë, ka rrëfyer edhe peripecitë e kaluara, që në fëmijëri.

21:19
Përfshihet nga flakët kasollja në Elbasan, për pak rrezikoi shtëpitë pranë

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një kasolle në fshatin Kuqan në Elbasan, i cili për pak rrezikoi shtëpitë aty pranë.

21:04
Greqia dhe Turqia: turizmi në vend të konfrontimit

Raportet midis Athinës dhe Ankarasë karakterizohen nga tensione, edhe pse shumë grekë dhe turq duan marrëdhënie më të mira. Po si është gjendja vërtet?

20:51
Gjermania në krizë! I bën thirrje popullatës të përgatitet për sasi të pamjaftueshme të gazit

Nisur nga droja se Rusia mund të ndërpresë tërësisht furnizimin me gaz natyror, kreu i Agjencisë Rregullatore gjermane për Energjinë Klaus Mueller, i bëri thirrje popullatës të shtunën të kursejë energjinë, e të përgatiten për dimrin, periudhë gjatë së cilës përdorimi i gazit rritet.

20:44
Lojrat mesdhetare/ Në Shqipëri mund të organizohet së shpejti “Beach Games”

Nga 25 qershori kanë filluar Lojërat mesdhetare në Oran të Algjerisë dhe mes 26 shteteve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria me delegacionin kuqezi që tashmë ka mundur të marrë 3 medalje.

20:27
Nga Anglia të sigurt, Ronaldo kërkon largimin nga “Djajtë e Kuq”

Cristiano dëshiron të largohet nga Manchester United këtë verë. Shtypi anglez ka zbuluar synimet e sulmuesit portugez për të ndërprerë para kohe kontratën me “Djajve e Kuq”.

20:16
Video/ Në mes të verës, bie stuhi breshëri në Tepelenë

Edhe pse ndodhemi në muajin korrik dhe temperaturat kanë kapur pikun në kryeqytet, në Tepelenë ka nisur një stuhi.

20:02
Foto-lajm/ Kryebashkiaku Erion Veliaj i jep medialien Erkand Qerimajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet Algjeri, aty Shqipëria ka fituar një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

19:47
Gjoba për qeset plastike/ Nisën më një korrik masat shtrënguese

Duke filluar nga 1 korriku ka hyrë në fuqi vendosja e gjobave ndaj subjekteve që përdorin qese plastike të ndaluara nga ligji. Në të gjithë vendin do të përdoren qeset e letrës dhe qeset plastike me trashësi mbi 70 mikronë.

19:43
“Një në dy vizita, për covid”/ Mjekët e familjes konstatojnë numër të madh infektimesh

Një në dy persona që shkojnë për tu testuar ndaj covid në qendrat shëndetësore rezultojnë pozitivë .

19:39
Familja ukrainase rrëfen tmerrin e përjetuar në Mariupol

Maxym Kudryashov dhe familja e tij u larguan nga Mariupol-i në pjesën lindore të Ukrainës me vajzën e tyre në krahë, duke lënë pas anëtarë të tjerë të familjes, të varrosur në oborrin e shtëpisë.

19:14
Video/ Pas polemikave, Erkand Qerimaj merr medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes

Pas suksesit në Evropian, ku siguroi medalje ari, Erkand Qerimaj i dhuroi Shqipërisë medalje në stilin e shkëputjes në peshën 73 kg.

19:03
“Kamioni i vdekjes”, familjet vajtojnë për 53 viktimat në San Antonio

Pesëdhjetë e tre persona u gjetën të vdekur pak ditë më parë në rimorkion e një kamioni të braktisur në San Antonio të Teksasit, 7 prej të cilëve ishin shtetas nga Guatemala.

18:47
Tjetër goditje e madhe nga Interi, PSG bind lojtarin e kombëtares

Milan Skriniar është afër largimit nga Interi. PSG e ka piketuar si përforcimin perfekt për mbrojtjen dhe së shpejti do të paraqesë një ofertë tjetër në zyrat e klubit italian.

18:35
Pamje të rënda! Turistja sulmohet për vdekje nga peshkaqeni në Sharm El Sheikh para pushuesve të tjerë

Pushimet në një resort turistik në Egjipt rezultuan fatale për një turiste austriake, pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa notonte në plazhet e Sharm El Sheikh.

18:22
Fitoi Premier League-n me Man. United në vitin 2001, ndahet nga jeta ish-portieri i famshëm skocez

Ish-portieri skocez i Rangers dhe Manchester United, Andy Goram, u nda nga jeta këtë të shtunë në moshën 58-vjeçare. Ai kishte njoftuar në fund të majit se vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

18:05
Një tjetër 66-vjeçar mbytet në plazhin e Kavajës

Një tjetër 66-vjeçar është mbytur këtë pasdite teksa po pushonte në plazhin e Kavajës.

18:01
Mbytet një 66-vjeçar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt

Pushimet kanë rezultuar fatale për një 66-vjeçar në Himarë.

17:56
Ronaldo ka kërkuar largimin nga Manchester United?

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, thuhet se ka kërkuar që të lejohet të largohet nga Manchester United.

17:48
Veliaj nga Njësia 4: Punojmë që sot për shumicën e plotë nesër, që partiçkat mos të na bllokojnë projektet

Në Njësinë 4 në Tiranë, ku u zhvillua takimi i radhës i socialistëve për shpalosjen e platformave të kandidatëve të rinj për kryetar, drejtuesi politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj, tha se riorganizimi i strukturave që po ndodh sot, i shërben përgatitjes për fitoren në betejën e radhës në zgjedhjet vendore të 2023.

17:36
“Më kalbte në dru”/ Këngëtari i njohur grek akuzohet nga partnerja e tij: Kam prova, më shqelmonte edhe në publik

Këngëtari i njohur grek, Themis Adamantidis, është arrestuar pasi u akuzua për dhunë të rëndë fizike nga partnerja e tij Varvara Kirki.

17:30
Si i lejoi Google lajmet e rreme për gjenocidin në Srebrenicë?

Imagjinojeni të hyni në një librari për të blerë një libër për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës dhe titulli i parë që shihni është: “Srebrenica është gënjeshtër”.

17:05
Trupat ukrainase gjejnë diskun plot me të dhëna ushtarake ruse, çfarë përmbante në të

Ukraina ka gjetur një hard-disk që përmbante rreth 100 GB ne të dhëna ushtarake ruse, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar ukrainas.

16:53
Ukraina sekuestron 42 vagonë rusë, përmbanin pasuri me vlerë 800 mijë paund

Kievi ka sekuestruar 42 vagonë hekurudhore që i përkisnin kompanive të regjistruara në Rusi, të cilat përmbanin pasuri me vlerë rreth 800,000 £.

16:50
Me pesë medalje të fituara, ekipi i xhudos niset drejt Kosovës

Ekipi kosovar i xhudos i ka mbyllur garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ndërsa tani kanë marrë rrugën drejt kthimit në Kosovës.

16:47
Ukraina kërkon ndihmën e Turqisë, Erdogan përgatit anijet!

Ukraina i kërkoi Turqisë të ndalojë anijen ruse të mallrave Zhibek Zholy, e cila transporton një ngarkesë me drithë ukrainase nga porti Berdyansk i pushtuar nga trupat e Moskës.

16:42
“E imagjinoni duke i shënuar Interit?”/ Jo vetëm Icardi, Monza ëndërron një tjetër argjentinas

Monza ka zyrtarizuar afrimin e Stefano Sensit nga Interi, ndërkohë që dyshja Silvio Berlusconi- Adriano Galliani ëndërrojnë dy goditje të mëdha.

16:30
Ndryshon formula në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, garë e ashpër për mbijetesën

Më datë 3 shtator do të nisë edicioni i ri i kampionatit të Kategorisë së Parë, ndërsa më 1 tetor edhe Kategoria e Dytë do të ngrejë siparin e sezonit të ri.

16:20
Rusia e dënoi me pushkatim, britaniku apelon vendimin: Dy muaj për shqyrtimin e kërkesës!

Shaun Pinner, njëri nga dy shtetasit britanikë të dënuar me vdekje nga autoritetet pro-ruse në Donjeck, e ka apeluar vendimin duke tentuar kështu t`i shpëtojë vdekjes me pushkatim.

16:11
Kur do rinovojë Ibrahimovic, një klub italian tenton mbrojtësin e kampionëve

Rinovimi me Paolo Maldinin dhe Frederic Massaran do të pasohet nga ai i Zlatan Ibrahimovic. Konfirmimi i drejtuesve ka lehtësuar 40-vjeçarin, i cili ka pranuar të zgjasë bashkëpunimin me kampionët e Italisë me një pagë “simbolike”.

16:08
Bujar Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të shtunën se propozimi i modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, e mbyll çështjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, të cilat, sipas tij pranohen si të tilla nga Bashkimi Evropian.

15:52
“Boom” rastesh të reja, 671 të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Numri i rasteve të reja me Covid 19 vazhdon në rritje, teksa në 24 orëve të fundit janë shënuar 671 infektime të reja.

15:44
Finlanda e (pa) lumtur: Numri më i madh i vdekjeve nga droga në Europë!

Finlanda, vendi më i lumtur në botë, rezulton shteti europian me numrin më të madh të vdekjeve nga droga në mesin e njerëzve nën 25 vjeç në raport me popullsinë e saj.

15:34
Djokovic e Alcaraz nuk gabojnë/ Wimbledon, eliminohet Angelique Kerber

Novak Djokovic nuk gaboi në ndeshjen e raundit të tretë në Wimbledon.

15:30
“Fajin e ka Spanja”, protesta në Madrid pas vdekjes së 23 emigrantëve në Melilla

Qindra vetë u mblodhën në sheshin qendror Plaza de Callao në kryeqytetin e Spanjës, Madrid për të protestuar ndaj vdekjes së 23 emigrantëve që humbën jetën kur rreth 2.000 emigrantë në total, shumica nga Afrika subsahariane tentuan të kalonin gardhin rrethues nga Maroku ne Melilla, një prej dy enklavave të vogla spanjolle afrikano-veriore të Spanjës.

15:15
Raportet mjekësore online, sistemi që eliminon abuzimin me raportet e lëshuar nga mjekët

Raporti mjekësor që lëshohet për ditët e qëndrimit në shtëpi për shkak të një sëmundjeje të cilin duhet ta paraqesësh tek punëdhënësi, tani nuk do të duhet ta çojë vetë qytetari nëpër zyra dorazi pasi ai mbërrin më pare se sa qytetari kthehet në punë.

15:08
“Ish-bashkëshorti rrëmbeu fëmijët”! Padia e nënës shqiptare nga Anglia: U morën me mashtrim

Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë një letër porosi të përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë, në të cilën një shtetas shqiptar akuzohet nga ish-bashkëshortja se rrëmbeu tre fëmijët e tij duke i larguar nga Britania e Madhe.

15:05
Peticion për ankimimin e provimeve, nisma për të shfuqizuar rregullin që pengon rishikimin e notës

Pas rezultateve të provimeve, maturantët kanë të drejtë të kërkojnë testin e korrigjuar, por sipas rregullores së maturës nuk u lejohet rivlerësimi.

15:01
SHBA feston pavarësinë në Tiranë me ceremoni në pallatin e brigadave/ Kim:  Demokracia nuk është dhuratë

Ditëlindja  e 246-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri bashkë të gjithë.

14:35
Njerëzit po vdesin nga uria/ Situatë alarmante në Sudanin e Jugut, mungesa e ndihmave sjell krizë ushqimore

Dy fëmijë dhe një i rritur kanë humbur jetën nga uria në Sudanin e Jugut pas pezullimit të ndihmave ushqimore nga organizatat e OKB-së.

14:22
Mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve/ Protesta të dhunshme në Libi, i vihet flaka parlamentit

Protestuesit kanë sulmuar parlamentin e Libisë në qytetin lindor të Tobruk dhe i kanë vënë flakën një pjese të ndërtesës.

14:21
“Serbët kundër serbëve”/ “Alarm” në veri të Kosovës, anulohen pushimet për…

Punonjësit e shëndetësisë në njërën nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë paralajmëruar këtë javë se nuk mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre vjetore në periudhën e ardhshme, me arsyetimin e situatës së “paqëndrueshme politike”.

14:06
Parakalime të gabuara dhe shpejtësi e lartë, gjobiten 50 shoferë në Gjirokastër

50 drejtues mjetesh janë gjobitur këtë fundjavë në Gjirokastër pasi janë kapur duke qarkulluar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

14:00
Caktohet vendi ku do të zhvillohet festivali i muzikës Sunny Hill në Kosovë

Festivali i muzikës Sunny Hill pritet të mbahet në fillim të muajit gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

13:53
“Disa lojtarë nuk luftojnë për fanellë”, Neymar “hakmerret” ndaj presidentit Al-Khelaifi

L’Equipe raportoi disa ditë më parë se në kontratën e Neymar me PSG ekziston një klauzolë që i mundëson sulmuesit brazilian ta rinovojë automatikisht deri në verën e vitit 2027.

13:49
Nënë për herë të parë, Gerta Shino ndan fotot e ëmbla me djalin

Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

13:42
Shifra marramendëse shpenzimesh, ja sa kushtuan pushimet e Cristiano Ronaldos

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është një nga sportistët më të pasur në botë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

13:34
Pas ardhjes në jetë të djalit Rihanna ka ndryshuar, fansat zhgënjehen nga veprimi i saj

Së fundmi, diva e muzikës pop Rihanna është shfaqur për herë të parë në publik që pas lindjes së djalit.

13:28
Shiti disa herë “Volkswagen-in”, arrestohet për mashtrim 25-vjeçari

Një 25-vjeçar akuzohet për mashtrim, pasi ka shitur makinën e tij disa herë, te persona të ndryshëm.

13:21
45 milionë paund për një “luftëtar”, City gjen zëvendësuesin e Fernandinhos

Kalvin Phillips mund të quhet lojtari më i ri i Manchester City.

13:16
NATO e pranon: Sulm i mundshëm ndaj një vendi anëtar, Ballkani në fokus

14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NATO-s të shpallur në samitin e Madridit, dhe 11 herë Kina.

13:08
Bashkimi Europian, 1 miliard euro ndihmë urgjente për Ukrainën! SHBA nis armë të reja

Bashkimi Evropian propozoi 1 miliard euro si ndihmë urgjente për Ukrainën për të mbështetur nevojat me para të vendit të  shkatërruar nga lufta.

13:01
Meta nderon flamurin amerikan në 246-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, takim miqësor me ambasadoren Kim

Festa e 246 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri bashkë në Tiranë Presidentin e Republikës, Ilir Metën dhe ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

12:32
Makina përplas për vdekje 55-vjeçaren në Fushë-Krujë

Një 55-vjeçare është përplasur për vdekje nga makinë këtë mesditë në Fushë-Krujë.

12:30
Mbrohuni nga dielli! Mjekët: Mbrojtje me krem dhe kontrolloni veten

Lëkura është organi më i madh dhe më i ekspozuar ndaj diellit. Në stinën e verës përkujdesja për të duhet të jetë e shtuar.

12:19
Tension mes Turqisë e Greqisë/ Shkëmbim replikash mes Athinës dhe Ankarasë

Athina zyrtare ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të reja të presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, që sipas saj kësaj here konsiderohen si një ndërhyrje në politikën e brendshme të Greqisë.

12:15
Vlorë, të mbjellat sulmohen nga karkalecat/ Fermerët kërkojnë dezinfektim për të shpëtuar prodhimin

Insektet dhe kryesisht karkalecat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatrat e Vlorës gjatë dy muajve të fundit.

12:14
Treg i ri për Tiranën/ Nën administrimin e bashkisë, me çmime të ulëta për tregtarët

Shumë shpejt fermerët e fshatrave të Tiranës mund t’i tregtojnë produktet e tyre në tregun e madh ushqimor në Farkë.

12:06
Shqiptarët kalojnë fundjavën e parë të korrikut pranë detit, pushuesit mbushin plazhet e Durrësit

Fundjava e parë e korrikut i ka gjetur plazhet e Durrësit dhe Golemit plot me pushues.

11:56
​Për herë të parë, BE importon më shumë gaz nga SHBA se nga Rusia

Reduktimi drastik i importeve të gazit natyror nga Rusia e bën këtë muajin e parë në histori në të cilin Bashkimi Europian ka marrë më shumë gaz të lëngshëm (LNG) nga SHBA sesa përmes tubacioneve nga Moska, pohoi drejtori  ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.

11:35
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Nuk ndryshon masa për 6 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

Nuk ka ndryshim të masës për 6 efektivët e Shqiponja të akuzuar për shpërdorim detyre gjatë ngjarjes së 21 Prillit 2021 ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani.

11:35
BMW i3 Sedan dhe Touring pritet të prodhohen në Meksikë

Pas një dekade në linjën e prodhimit, BMW i3 siç e dimë zyrtarisht më nuk do të prodhohet.

11:33
Falsifikoi materialet e procesit zgjedhor më 25 prill, arrestohet edhe një person tjetër

Një 37-vjeçar me iniciale O. B., banues në fshatin Karkavec të Prrenjasit është arrestuar për falsifikimin e materialeve zgjedhore më 25 prill 2021.

11:32
Apple rikthen emërtimin plus për iPhone 14

Këtë vit do të jemi dëshmitar të madhësisë mesatare më të madhe që iPhone ka shpallur ndonjëherë, duke ju falënderuar asaj që njihet si iPhone 14 Max me madhësi të ekranit prej 6.7 inç sikur iPhone Pro Max, por me specifikat e iPhone 14 që ka madhësi prej 6.1 inç.

11:29
Tregu i ri ushqimor publik në Farkë, Veliaj: Thyejmë monopolin e privatit. Tregu do të jetë shumicë dhe pakicë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, inspektuan ecurinë e punimeve për tregun ushqimor në Farkë, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 5ha dhe do të shërbejë edhe si treg i hapur pakice, por edhe si treg i madh shumice, i pajisur me mjete frigoriferike dhe mjedise të posaçme për ruajtjen e cilësisë së produkteve.

11:28
De Ligt drejt Anglisë/ Chelsea “hidhet në sulm”, City e Bayerni monitorojnë

Drejtuesit e Juventusit po presin oferta për Matthijs De Ligt. Mbrojtësi holandez do të largohet nga bardhezinjtë pas 3 sezoneve të kaluara në Serie A.

11:20
Kapet shpërndarësi i drogave të forta tek rruga e Kavajës/ Sekuestrohet heroinë gati për shitje

Një 34-vjeçar me iniciale F. G., banues në Tiranë është arrestuar pasi iu gjetën drogëra të forta të ndara në qese gati për shitje.

11:12
Transportonte emigrante të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 35 vjeçari kosovar në Këlcyrë

Një 35-vjeçar me iniciale S. B., banues në Kosovë është arrestuar pasi po transportonte gjashtë emigrantë të paligjshëm në Këlcyrë.

10:57
Qëlloi me armë ndaj bashkëfshatarit pas konfliktit për pronën, pranga autorit në Skrapar

Shtetasi me iniciale A. H., është arrestuar pasi gjatë konfliktit për prona me shtetasin Q. Sh., ka tentuar ta vrasë këtë të fundit me armë zjarri.

10:41
Po gërryenin lumin Vjosa me mjete të rënda, arrestohen dy persona

Dy persona me iniciale D. T., 62 vjeç, banues në Frakull dhe S. M., 47 vjeç, banues në Cakran të Fierit janë arrestuar pasi po gërryenin lumin Vjosa me mjete të rënda.

10:38
Johnny Depp nuk do të kthehet në rolin e Jack Sparrow, të paktën jo në projektin e tij të ardhshëm!

Së fundmi është njoftuar se Johnny Depp ka vendosur të kthehet në “Pirates of the Caribbean” pasi u hoq nga ekskluziviteti në vitin 2018.

10:21
Maestro i mesfushës/ I lindur për te Inter, në Itali tregojnë historinë e emigrantit shqiptar!

Kristjan Asllanit i mjaftoi një sezon në Serie A për të shfaqur klasin dhe cilësitë që posedon.

10:21
A mund t’i shmangin pilulat për abort ndalesat në SHBA?

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, më 24 qershor, për eliminim të së drejtës për abort në Shtetet e Bashkuara, tani pritet të rritet kërkesa për pilula të abortit, të cilat mund të përshkruhen nga mjeku edhe përmes konsultimeve përmes platformave të komunikimit.

10:18
Dhjamosja e Mëlçisë , kërcënim serioz i shëndetit!

Mëlçia është ndër organet që kryen funksionet më komplekse në trupin tonë.

10:16
Lëkundje të forta tërmeti në Iranin jugor, të paktën 5 të vdekur

Një seri tërmetesh të forta tronditën Iranin jugor të shtunën, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke shkaktuar dëme në dhjetëra ndërtesa, njoftuan mediat shtetërore.

10:10
Lëndë narkotike dhe armë/ Arrestohen tre persona në  Peqin, dy prej tyre vëllezër

Tre persona, dy prej tyre vëllezër janë arrestuar pasi dyshohet të jenë marrë me kultivimin e lëndëve narkotikë cannabis sativa.

10:07
Dalin pamjet/ Momenti kur dy të rinj shqiptarë rrahin për vdekje 42-vjeçarin grek në lokal

Dy shqiptarë janë vënë nën akuzë për vrasjen e 42 vjecarit grek Dimitris Kordas, në një lokal në Rafinë të shtetit fqinj.

09:57
Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

09:48
Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë

Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rëndësishme në një samit ndërkombëtar, është ajo që nuk adresohet. Për momentin, kjo është shumë e vërtetë për liderët e G7-ës. Ata po e injorojnë urinë globale, që po shfaqet si një pasojë tragjike e pushtimit rus të Ukrainës.

09:48
Iu gjetën parregullsi në kutitë e votimit më 25 prill, nis seanca gjyqësore e tetë numëruesve të votave

Ka nisur seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë për tetë numëruesit e votave në KZAZ 53, në Bashkinë Përrenjas.

09:30
Plagosja me armë zjarri në Mirditë/ Arrestohet 21 vjeçari, procedohet në gjendje të lirë vëllai binjak (Emrat)

Pas plagosjes së Martin Prengës në Fan të Mirditës u arrestua si i dyshuar 21-vjeçari i identifikuar si Florin Gjoka dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai binjak Altin Gjoka, që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

09:05
Tirana merr një “asist” nga Brescia për mesfushorin e Kombëtares

Emanuele Ndoj është një nga objektivat e Tiranës në merkaton e kësaj vere dhe së fundi bardheblutë kanë marrë një asist nga klubi që zotëron kartonin e futbollistit, Brescia.

08:51
Temperatura të larta deri në 39 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë këtë të shtunë do të jetë me kthjellime në zonat perëndimore, ndërsa në veri-lindje dhe jug-lindje do të ketë vranësira të shoqëruara me reshje shiu.

08:40
“Toyota” humb kontrollin, përfundon në spital 20 vjeçari në Korçë

Një 20-vjeçar me iniciale N. K., banues në fshatin Voskopojë ka mbetur i lënduar në orët e para të mëngjesit, teksa mjeti tip “Toyota” i drejtuar nga ai ka dalë nga rruga.

08:11
Jahti shfaqi probleme me motorin pranë Divjakës, shpëtohen mrekullisht nga mbytja turistët polakë

Një jaht turistik prej 33 metrash me tre persona në bord ka lëshuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:20 sinjalin S.O.S., për operacion shpëtimi në detin Adriatik.

E premte, 01 Korrik 2022
23:02
Lufta e vazhdueshme në Siri, rritet nevoja për ndihma humanitare

Hetuesit e OKB-së paralajmërojnë se miliona sirianë përballen me urinë akute ndërsa lufta vazhdon të jetë në vend dhe gati 15 milionë varen nga ndihma humanitare.

22:58
“Zien” politika në Bullgari, ministri i financave duhet të krijojë qeverinë e re brenda 7 ditësh

Politika në Bullgari po zien, ministri i financave Asen Vasilev tani ka vetëm 7 ditë kohë për ti dhënë fund krizës politike që ka kapluar vendin dhe ti japë dritë jeshile një qeverie të re.

22:52
Flet njeriu që riktheu Lukakun te Interi: Pa luftën në Ukrainë, do të ishte e pamundur

Një nga operacionet më të bujshme të merkatos, është padyshim ai i rikthimit të Romelu Lukakut te Interi në huazim, vetëm një vit pasi zikaltrit e shitën për 115 milionë euro te Chelsea.

22:42
“Kam ndenjur 8 muaj pas saj”/ Olsi Bylyku dhe Egli rrëfejnë detaje nga marrëdhënia e tyre

Këngëtari Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli treguan historinë e dashurisë së tyre në një intervistë në “Më lër të flas”.

22:36
“Vendosja shami të zezë”, Claydee zbulon se si luante si DJ fshehurazi dhe asnjë se dinte kush performonte

Artisti Claydee, autor i shumë hiteve botërore rrëfeu momentet kur punonte si DJ dhe mbante një shami në fytyrë për të mos u njohur.

22:23
Sherr mes tre personash, plagoset me armë 51 vjeçari në Mirditë

Një 51-vjeçar i identifikuar si Martin Prenga ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje pranë një pike karburanti në Mirditë, pas një sherri me dy persona.

22:18
OKB: Talibanët kërkojnë të “fshijnë” gratë dhe vajzat nga jeta publike

Delegatët që marrin pjesë në një debat urgjent në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbi statusin e grave dhe vajzave në Afganistan po i kërkojnë komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion maksimal ndaj talebanëve.