Temperaturat -12 gradë në Korçë, policia thirrje drejtuesve të mjeteve: Kini kujdes, përdorni gomat e dimrit

06/02/2023 09:22

Reshjet e dëborës kanë munguar gjatë natës në qarkun e Korçës ndërsa temperaturat kanë pasur vlera të ulëta nga -7 deri në -12 gradë celcius.

Në rrugën e Voskopojës autoritetet rrugore kanë bërë kriposjen e rrugës herët në mëngjes ndërsa në akset turistike nuk ka pasur probleme gjatë 24 orëve të fundit.

Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimrit dhe të ecin me shpejtësi të ulët në mënyrë që të shmangin problemet e mundshme.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel