Temperatura të ulëta në Shkodër/ Ngrica në zonat malore, po punohet për pastrimin e rrugëve

06/02/2023 10:14

Moti i keq në Shkodër ka sjellë borë dhe ngrica në zonat e thella malore.

Temperaturat regjistrohen deri në -10 gradë celsius në Vermosh.

Akset rrugore janë të hapura ndërsa në rrugët Bogë -Theth dhe Tamarë – Lepushë po punohet për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve për shkak të ngricave.

Në këto kushte duhet të jemi të kujdesshëm dhe të marrim masa për të shmangur problemet e mundshme.

Top Channel